Gérard Depardieu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Në fillim të karrierës së tij filmore nuk dukej se do të fitonte ndonjë reputacion të madh, por ai ishte një gabim ngase u pa se djaloshi shkëlqente vazhdimisht dhe film pas filmi, sidomos me projektin fenomenal ”Shekulli njëzet” i regjisorit perspektiv, Bernardo Bertoliçi në të cilin shkëlqyen edhe aktorë të tjerë si : Bert Llankaster, Sterling Hajden, Robert De Niro, Alida Vali, Donald Satrelend dhe Dominik Sanda. Filmi ”Novoçento” (Shekulli njëzet) trasoi rrugë të reja edhe për aktorin e ardhshëm dhe shumë të popullarizuar, Zherar Depardye. Qysh me atë film të ndritur dhe antologjik, për historinë e artrit të shtatë, u pa se Depardy do të bënte emër të paharruar në botën e artrit filmor, duke interpretuar edhe shumë role të tjera në kinematografinë franceze dhe duke ecur shtigjeve të kolosëve : Zhan P. Belmondo, Alen Delon, Zhan Luj Trantinjan dhe të tjerëve që kishin lënë gjurmë të pashlyera në art. Duke e parë forcën e tij të pashterrshme si një talent i dëshmuar në shumë filma paraprakë, kineastët e angazhuan edhe në filmin monumental ”Sirano De Berzherak” në të cilin aktori shkëlqeu me rolin e vetë të ndërlikuar në versionin më të ri në të cilin dikur kishte bërë emër edhe aktori amerikan Hoze Ferer. Zherar Depardye kishte një fëmijëri të vështirë dhe ishte i rrezikuar të bëhej edhe delikuent por pasi filloi të aktronte, shpëton nga një rrezik i tillë. Me artin filmor filloi të merrej që nga mosha 16 vjeçare, duke u zhvilluar në një aktor të përmasave të jashtëzakonshme të një gjenerate të re që ndryshoi shumçka në artin filmor. Stili i tij karakteristik, talenti i rrallë dhe origjinaliteti krijues, bëjnë që ai të popullarizohej së tepërmi dhe të krijonte vend nderi në kinematografinë franceze dhe atë internacionale. Siç theksuam edhe më lart, ai qysh në filmin e Bertoluçit ”Novoçento” (Shekulli njëzet) tregoi se botës filmore i vinte një aktor i shquar qe do të bënte edhe mrekullira të tjera në atë lë lëmë. Pas disa filmave fillestarë, pasojnë edhe veprat e tjera të njohura si : ”Martesa” /1976/, ”Hudheni faculetën e juaj" /1978/ dhe ”Dantoni” /1982/. Çmimin Cezar e fitoi për filmin antologjik ”Metroja e fundit” /198o/ dhe për ”Sirano De Berzherakunn” /1990/, për të cilin nominohet edhe me çmimin Oskar. Në vitin 1994 sërish shkëlqen me filmin ”Tartufi”, sipas komedisë së Molierit. Në Holivud arrin sukses të madh me filmat ”Grin Karta” /1990/, ”Kristofor Kolombo”, ”Babai im hero” dhe ”Konti i Monte Kristos”, të cilin e patën interpretuar edhe dy aktorë të tjerë të mëdhenj - Luj Zhurdan (në versionin francez dhe Riçard Çemberlin në atë amerikan). Gjithashtu famë të përjetshme fitoi edhe me filmat : ”Të gjitha mengjeset e botës” /1991/, ”Kolonel Shaberti” /1994/ dhe ”Kalorësi në kulm” /1995/, në të cilin luajti me aktorin Oliver Martinez dhe me aktoren e famshme Zhuliet Binosh (e njohur edhe nga filmi ”Pacienti anglez”). Kulmin e pjekurisë së vetë artistike e arriti në Holivud edhe me filmat ”Hamleti” /1998/, në regjinë e Kenet Branahit dhe ”Ajo është shumë e dashur” /1997/. Edhe Zherar Depardye bashkëpunoi me regjisorë të njohur si : Bertran Blie, Moris Plalat, Margarita Dyra, dhe me aktorët : Mishel Robin, Moris Barie, Xhin Karmet, Mishel Galabru, Mishel Blank, Fransoa Kluse, Ketrin Denev, Mishel Pikoli, Robert De Niro, Bert Llankaster, Rozhe Planshoa dhe Mishel Lansdal. Zherar Depardye interpretoi shumë role, por në vitet e fundit ishte shumë aktiv, sidomos me filmat : ”Mirka” /2ooo/, ”Aktorët” /2ooo/, ”Të gjitha dashuritë janë këtu” /2ooo/, ”Vatel” /2ooo/, ”Klosel I” /2ooo/, ”Vidoku”, ”Napoleoni”, “Blansha”, ”Në mesin e të huajve”, ”Qyteti i mysafirëve”, ”Asteriksi dhe Obelisku” dhe “Unë jam Dina”. Depardye është edhe ndër aktorët më të shpërblyer francezë për disa filma, i cili ishte edhe në qendër të vemendjes për disa dekada të tëra, qoftë nga publiku, qoftë nga kritika filmore. Në fund duhet theksuar edhe faktin se ky aktor shkëlqente vazhdimisht dhe film pas filmi, ashtu siç kishin shkëlqyer dikur yjet më të mëdhenj të kinematografisë franceze të cilët artit filmor i jepnin shkëlqim të veçantë. Edhe Depardye i përket asaj gjenerate të aktorëve kuminantë francezë që realizuan një varg filmash të ndritur me të cilët vendi i tij arriti famë botërore. Ta zëmë kush mund ta harrojë rolin e tij nga filmi monumental ”Shekulli njëzet”, ose ato të Krostofor Kollombos, Zhan Vallzhanit, Sirano De Berzherakut dhe të Edmond Dantesit me të cilat bëhet shumë i popullarizuar dhe i kërkuar nga një numër i madh regjisorësh dhe producentësh të dalluar. Në këtë drejtim, është i paharruar edhe roli dramatik i Dantonit me të cilin aktori arriti sukses të madh në mbarë botën filmdashëse.