Gështenja e egër
| Gështenja e egër | ||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Gështenja e egër në park
|
||||||||||||
| Klasifikimi shkencor | ||||||||||||
|
||||||||||||
| Emri binominal | ||||||||||||
| Aesculus hippocastanum L. |
Gështenja e egër ose emri gjenerik Aesculus hippocastanum është dru gjethrënës nga familja Sapindaceae.
Përmbajtja |
[redakto] Përshkrimi i bimës
Është dru me gjatësi deri në 30 metra me gjethe prej 5 deri në 7 rrema, me lule të bardha ndërsa fryti është i mbështjellur me një lëvore nga ana e jashtme me ferra në të cilat zakonisht ka nga dy kokrra fare të mëdha me një ngjyrë të ndritshme të gështenjës me një shije të idhët.
[redakto] Vetitë shëruese
Korja në mjekësinë popullore përdoret për mjekimin e problemeve të tretjes, etheve dhe ftohjes. Ekstrakti nga fryti përmban escin i cili i tonifikon muret e venave dhe e zvogëlon ënjtjen e këmbëve, Lulja e gështenjës së egër përdoret si preparat kundër barkqitjes.
[redakto] Përdorimi
Ekstrakti nga fryti i gështenjës së egër në formë të zheles ose kremit përdoret për tonifikimin e venave të këmbës dhe trajtimin e hemoroideve.