Gadishulli Apenin
Gadishulli Apenin ose edhe Gadishulli Italian shtrihet në pjesën qendrore të regjionit të Evropës Jugore.
Përmbajtja |
Gjeografia[redakto]
Gadishulli Apenin futet thellë në Detin Mesdhe, dhe e ndanë atë, në pjesën perëndimore dhe atë lindore. Apeninet shtrihen prej Fushë së Padanit në veri deri te Deti Jon në jug. Në perëndim del në brigjet e Detit të Ligurisë dhe Detit Tirren e në lindje në Detin Adriatik. Apeninet kanë formë të zgjatur, gjatësia e të cilave arrin 1100 km, gjerësia 130 deri 180 km dhe sipërfaqja 150.000 km2. Apeninet i takojnë orogjenezës alpine në të cilët në pjesën më të madhe janë prej formacioneve mesozoike e kenozoike dhe në pjesën perëndimore ka shkëmbinj eruptivë (vullkanik).
Klima[redakto]
Në bregdet zotëron klima mesdhetare cila sa më tepër të shkohet në jug, aq më tepër është e theksuar. Temperatura mesatare e janarit është midis 5 e 8 gradë celsius e ajo e korrikut 25-26 gradë celsius e në brendi klima më e ashpër.
Hidrografia[redakto]
Lumenjtë kryesorë janë : Arno, Tibri dhe Volturno dhe gravitojnë kah perëndimi.
Bimësia[redakto]
Në pjesët më të ngritura pjesa më e madhe është me formacione të pyjeve. Përshkak të shfrytëzimit të tepërt të pyjeve një pjesë e tyre janë të zhveshura.
Popullsia[redakto]
Popullsia merret me bujqësi, me kultivimin e drithërave, kulturave mesdhetare dhe shfrytëzimin e detit. Në qendrat më të mëdha është zhvilluar industria.
Shih dhe këtë[redakto]
|
Regjionet e Evropës |
|---|
| Perëndimore • Qendrore • Jugore • Lindore • Veriore |
| Vendet Baltike • Ishujt Britanikë (Britania e madhe • Irlanda) • Ballkani • Gadishulli Apenin • Gadishulli Iberik • Fenoskandia (Skandinavia • Vendet Nordike • Gadishulli Skandinav • Gadishulli Kola) |

