Galileo Galilei

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Galileo Galilei
Galileo Galilei - portret nga Justus Sustermans, 1636

Ditëlindja: 15 shkurt 1564
Vendlindja: Piza, Itali
Ditëvdekja: 18 janar 1642
Vendvdekja: Firence, Itali
Statujë; Uffizi, Firence

Galileo Galilei (lindi më 15 shkurt 1564Piza; vdiq më 8 janar 1642ArqetriFirences), ishte një matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës moderne. Galileo njihet si "babai i fizikës moderne".

Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në dinamikë, (Parimi i plogështisë, ligji i rënies së sendeve të rënda) dhe në astronomi (me zbulimin e rrotullimittokës, të njollave diellore, të maleve Hënore, të sateliteveJupiterit, fazave të Afërditës, yjet që përbëjnë Rrugën e Qumështit dhe përmirësimin e teleskopit) dhe me futjen e mënyrës shkencore (përmendur shpesh si mënyra galileane). U padit se donte të përmbyste filozofinë natyrore aristoteliane dhe Shkrimet e Shenjta, prandaj u dënua nga kisha katolike si heretik dhe u detyrua të japë dorëheqjen mbi bindjet e tij astronomike, më 22 qershor 1633.

Më 3 korrik 1633 ai u akuzua rëndë nga kisha te cilet mendonin se po thoshte gjera kunder kishes. Ai u akuzua per shkak se thoshte se toka sillej rreth diellit dhe ne fund te kesaj akuze ai u pergjigj "Megjithate rotullohet" Dhe vetem per shkak te kesaj fjale ai u denua me vdekje dhe u dogj ne turren e druve !

Astronomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Bertini fresco of Galileo Galilei and Doge of Venice.jpg
Ishte kjo faqe në të cilën Galileo së pari shënoi një vëzhgim të hënave të Jupiterit.
Fazat e Venerës, të vëzhguara nga Galileo në vitin 1610.

Bazuar në përshkrime të pasigurta të teleskopit të parë praktik të cilin Hans Lippershey provoi ta shpikë në Holandë në vitin 1608,[1] Galilio, në vitin pasues, bëri një teleskopë tri herë më zmadhim tri herë më të madh. Ai më pasi bëri verizionet të përmirësuara me deri 30 herë zmadhim.[2] Me teleskopin galileian, vëzhguesi mund të shoh imazhe të zmadhuara të tokës – ishte si ajo që njihet si teleskop tokësor ose dylbi e fuqishme. Ai po ashtu mund të përdoret për ta vëzhguar qiellin; për kohën ai ishte nga ata që mund ta konstruktonte teleskopin mjaftueshëm të mirë për atë qëllim. Më 25 gusht 1609, ai demonstroi një nga teleskopët e parë të tij. Publikimet e para të vëzhgimeve astronomike teleskopike i bëri në mars të vitit 1610 në një traktat të shkurtër të quajtur Sidereus Nuncius. [3]

Supernova e Keplerit[redakto | redakto tekstin burimor]

Tycho dhe të tjerët e vëzhguan supernovën në vitin 1572. Letra e Ottavio Brenzonit e datës 15 janar 1605 drejtuar Galileit e njoftoi këtë të fundit supernovën e vitit 1572 dhe me novën më pak të ndritshme të vitit 1601. Galileo e vëzhgoi dhe e diskutoi supernovën e Keplerit në vitin 1604. Pasi këto yje të reja shfaqeshin pa paralaks të detektueshëm ditor, Galileo konkludio se ata ishin yje të largët, dhe kështu e disaprovoi besimin e Aristotelit në pandryshueshmërinë e qiejve.[4]

Jupiteri[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 7 janar 1610, Galileo vëzhgoi me teleskopin e tij atë që e përshkroi si “tre yje të fiksuar, total të padukshëm nga vogëlsia e tyre”,[5] shumë afër Jupiterit, dhe që janë shumë afër tij.[6] Vëzhgimet në netët pasuese treguan se pozicioni i këtyre tre “yjeve” relative në Jupitar ndryshon në mënyrë që do të ishte e pashpjegueshme nëse do të ishin yje të fiksuar. Më 10 janar, Galileo vërejti se njëri nga ata u zhduk , një vëzhgim që atribuoi në fshehjen e tij pas Jupitarit. Brenda disa ditëve, ai konkludoi se ata po kryenin një orbitë ndaj Jupiterit: ai zbuloi tri nga katër satelitët (hënat) më të largët të Jupiterit. Ai e zbuloi të katërtin më 13 janar. Këtë grup prej katër satelitësh Medicean stars, për nderë të shefit të tij të ardhshëm, Cosimo II de’ Medici, Duka i Madh i Tuskanës, dhe tre vëllezërit Cosimo.[7] Astronomët e mëpastajmë, megjithatë, i riemëruar satelitët galileian për nderë të zbuluesit të tyre. Këto sateliet tani quhen Io, Europa, Ganymede dhe Callisto.

Venera, Saturni, dhe Neptuni[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga shtatori i vitit 1610, Galileo vëzhgoi shfaqejen e Venerës në një set të plotë fazash të ngjashme me ato të hënës. Modeli heliocentrik i sistemit diellor i zbuluar nga Nikolla Koperniku parashihte se gjitha fazat do të jenë të dukshme pasi orbita e Venerës rreth Diellit do të shkaktojë hemisferën e ndriçuar të saj përballë Tokës kur ajo ishte në anën e kundër të Diellit dhe do ta shfaqte larg nga Toka kur ishte në anën e Tokës nga Dielli. Nga ana tjetër, në modelin gjeocentrik të Ptolemeut ishte e pamundur për ndonjë nga orbitat e planeteve të ndërpresë skeletin sferik duke e mbajtur Diellin. Tradicionalisht, orbita e Venerës ishte vendosur në afërsi të Diellit, ku do të ekspozonte vetëm gungaçet dhe fazat e plota. Por, pas vëzhgimeve të Galileot, modeli i Ptolemeut u bë i pambrojtur.[8]

Galileo e vëzhgoi planetin e Saturnit, dhe fillimisht i ngatërroi unazat e tij për planete, duke menduar se ishte një sistem tre-trupor. Kur e vëzhgoi planetin më pas, unazat e Saturnit ishte të orientuara direkt nga Toka, duke e bërë atë të mendonte se dy trupa ishin zhdukur. Unazat u shfaqën kur ai e vëzhgoi planetin në vitin 1616, duke e konfuzuar atë edhe më shumë. [9]

Galileo e ka vëzhguar edhe planetin e Neptunit në vitin 1612. Në fletorët e tij paraqitet si një nga shumë yjet e padallueshëm. Ai nuk e pa se ai ishte një planet, por e vërejti lëvizjen relative të tij ndaj yjeve para se ta humbte udhën e tij. [10]

Njollat diellore[redakto | redakto tekstin burimor]

Galileo ishte i pari europian i cili i vëzhgoi njollat diellore, edhe pse Kepleri padashur e kishte vëzhguar një në vitin 1607, por e ngatërroi atë me një kalim të Mërkurit. Ekzistenca e njollave diellore shfaqi një tjetër vështirësi me përsosmërin e pandryshueshme të qiejve të Aristotelit.

Hëna[redakto | redakto tekstin burimor]

Galileo ishte i pari që erdhi në përfundim të çështjes së maleve hënore dhe kratereve. Në studimet e tij paraqiti edhe grafike topografike, duke vlerësuar lartësitë e maleve. Hëna nuk ishte ashtu siç e kishte shpjeguar Aristoteli, sferë e përkryer. [11]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ King (2003, pp.30–32). The Netherlands States-General would not grant Lippershey his requested patent (King, 2003, p.32).
  2. ^ Drake (1990, pp. 133–34).
  3. ^ Sharratt (1994, pp. 1–2)
  4. ^ See Nicholas Kollerstrom, http://www.dioi.org/kn/NewStar.pdf
  5. ^ i.e., invisible to the naked eye.
  6. ^ Drake (1978, p. 146).
  7. ^ Sharratt (1994, p. 17).
  8. ^ Thoren (1989), p. 8; Hoskin (1999) p. 117.
  9. ^ Baalke, Ron. Historical Background of Saturn's Rings. Jet Propulsion Laboratory, California Institute of Technology, NASA. Retrieved on 2007-03-11
  10. ^ Drake & Kowal (1980)
  11. ^ Panofsky, Erwin (1956). "Galileo as a Critic of the Arts: Aesthetic Attitude and Scientific Thought". Isis 47 (1): 3–15. doi:10.1086/348450.