Ganimet Klaiqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
--> --> -->
Ganimet Klaiqi
Fotoporteti
Emri Ganimet
Mbiemri Klaiqi
Lindur më 26 janar 1965
Lindur në Poliçkë, Dardanë
Vdiq më 15 maj 2017
Vdiq në Prishtinë
Kombësia shqiptare
Shtetësia kosovare, jugosllave
Profesioni gazetar
Mirënjohje
Klaiqi i Kohës Ditore fitojë çmimin e BE-së për hulumtimin më të mirë në gazetari

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ganimet Klaiqi, ( 26 janar, 1965Poliçkë, Komuna e Dardanës; Kosovë), ishte gazetar i njohur shqiptar.

Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Dardanë, fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë si edhe studimet Master i ka mbaruar po ashtu në Fakultetin e FilologjisëUniversitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina".

Puna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si arsimtar i Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën fillore „ Abdullah Krashnica–Presheva “, ka punuar gjatë vitit shkollor 1993/1994. Deri më 1999 është marrë kryesisht me aktivitete kulturore. Katër vjet ka punuar si këshilltar komunal për kulturë, sipas sistemit të organizuar të kohës, jashtë pushtetit okupues të Serbisë. Gjatë kësaj kohe ka udhëhequr edhe Shoqatën për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e etnike, dega në Dardanë.

Më 1997 ka nisur punën si korrespondent në gazetën e përditshme „ Koha ditore“.

Pas përfundimit të luftës, në institucionet e përkohshme ka punuar një vit si shef i Zyrës së Informacionit në Dardanë. Gjatë kësaj kohe është marrë me shkrime të ndryshme, në prozë e poezi.

Në vitin 2000 i është rikthyer gazetarisë, saktësisht „Kohës ditore“, ku ka punuar tri vjet si korrespondent nga Gjilani.

Ka vazhduar në fushën e gazetarisë. Nga 2003 deri më 2009 ka punuar redaktor në këtë gazetë. Ganimeti mbetet një nga figurat më të përkushtuara të gazetarisë, një profesor i dashur, human dhe shumë njerëzor me studentët të cilët i çmojë shumë, me kolegët e UBT-së, ku edhe punojë së fundit.

Sefundi jetoi në Prishtinë dhe punoi në fushën e gazetarisë.

Gjatë gjithë kësaj periudhe ka bërë edhe vështrime dhe recensione librash të rinj të botuar, kryesisht të autorëve nga Dardana. Pas një sëmundje të rëndë, gazetari Ganimet Klaiqi ka ndërruar jetë me 15 maj 2017, ka ndërruar jetë pasi u përballë me një sëmundje të rëndë. Klaiqi, kishte punuar për shumë vite pas luftës se Kosovës ne Agjensine e lajmeve "kosovapress.com" në gazetën Koha Ditore.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]