Garda e Republikës së Shqipërisë
Garda e Republikës së Shqipërisë u krijua më 24 qershor të vitit 1928, me Dekret - Ligjin “Për organizimin e Ushtrisë e të Xhandarmerisë”.
Përmbajtja |
Misioni [redakto]
Misioni i Gardes se Republikes është ruajtja dhe mbrojtja e personaliteteve te larta shteterore dhe rezidencave, sipas percaktimeve te kryera ne ligj.Garda e Republikes funksionon mbështëtur ne ligjin nr. 8869 date 22.05.2003 “Per Gardën e Republikes se Shqipërisë”.
Garda respekton dispozitat e ligjit nr. 8290 date 24.02.1998 “Per perdorimin e armeve te zjarrit”, ne rastet kur kerkohet perdorimi i armeve.
Veprimtaria kryesore [redakto]
- Garda e Republikes ruan dhe mbron personalitetet e larta shteterore shqiptare dhe ato te huaja te te njetit nivel, sipas percaktimit te bere ne ligj.
- Garda e Republikes ruan rezidencat presidenciale, te Kuvendit dhe te Keshillit te Ministrave, si dhe rezidenca te tjera te percaktuara me vendim te Keshillit te Ministrave.
- Garda e Republikes ruan banesat e personaliteteve te percaktuara ne ligj.
- Garda e Republikes ruan ambjentet ku zhvillohen aktivitete dhe marrin pjese personalitetet e percaktuara ne ligj.
- Garda e Republikes kryen ceremoniale me truproja nderi.
Statusi institucional dhe funksionimi [redakto]
Garda e Republikes është nje strukture me status te vecante ne Ministrine e Brendshme.Garda e Republikes organizohet ne Komanden Qendrore, drejtorite dhe strukturat e tjera vartese. Struktura dhe organika e Gardes miratohet nga Keshilli i Ministrave, me propozim te Ministrit te Brendshem (neni 8). Sipas funksioneve qe kryejne, punonjesit e Gardes kategorizohen ne punonjes te nivelit: baze, te mesem, te larte dhe madhor.
Marredheniet me institucionet e tjera [redakto]
- Garda e Republikes ka marredhenie te ngushta me Ministrine e Brendshme, Komandanti i Pergjithshem i Gardes pergjigjet perpara ministrit per pergatitjen dhe gadishmerine e efektivave te Gardes dhe realizimin e misionit te saj.
- Garda bashkepunon me policine gjate procesit te ruajtjes se personaliteteve.
- Garda bashkepunon me organet e pushtetit vendor ne rastet e ruajtjes se personaliteteve ne njesite administrativo-territoriale.
- Bashkepunon me organet e sherbimeve informative per mbledhjen e te dhenave dhe informatave ne rastet e rrezikimit te jetes se personaliteteve te mbrojtura nga Garda