Gavril Priftuli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gavril Priftuli, piktor, skulptor, restaurator, u lind me 1938 në fshatin me tradita të HoçishtitKorçë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familja e tij shumë shpejt familja e tij u shpërngul në Durrës, ku Gavrili nisi rrugën e bukur dhe të vështirë të artit. Liceun Artistik e mbaroi me 1957 ne Durrës, ndërsa Akademinë e Arteve te Bukura Te Tiranes me 1965. Fillimisht punoi si restaurator ne Muzeun Arkeologjik te qytetit te Durrësit, pastaj si profesor i vizatimit dhe pikturës ne Liceun Artistik te qytetit te këtij qyteti dhe ne vitet e fundit si profesionist i lire dhe drejtor i Galerisë se Artit "Priftuli" (galeria e pare private ne Durrës, e krijuar prej tij ne vitin 1993).

Krijimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka preferuar të punojë në disa zhanre, si pikturë (vaj, akuarel, pastel, ngjyra xhami) ; skulpturë (mermer, gur, dru) ; mozaik (me gurë natyral dhe artificial) ; vitrazh, etj.

Ka marre pjese ne ekspozita te shumta kombëtare si ne Tirane, Durrës si dhe ne disa ekspozita ndërkombëtare, Itali, Greqi, Kosove. Ka organizuar shume ekspozita personale brenda dhe jashtë vendit : Durrës 1990, Tirane 1991, Trieste 1995, Lecce 1997, Lecce 2001, Tirane 2002, Durrës 2002, Prishtine 2002, Korçe 2003, Shkodër 2004.

Është autor i disa veprave monumentale (ne bashkëpunim me piktorin Nikolet Vasia) :

  • Mozaiku "Çlirimi i Durrësit" 5,3 x 3,2 m, vendosur ne hyrje te Muzeut te Dëshmoreve ne Durrës
  • Mozaiku "Kushtrimi" dhe
  • Vitrazhi "Tradita" ne Muzeun Historik Gjergj Kastrioti Skënderbeu ne Kruje.

Veprat e tij janë te ekspozuara ne shtete te ndryshme te botes : Itali, Greqi, SHBA, France, Spanje, Vendet e Ulëta, Suedi, Austri, Turqi, Kosove, etj, pranë muzeve e koleksioneve private.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]