Gazeta 55

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gazeta 55.JPG

Gazeta "55" është gazetë e përditshme e pavarur që botohet në Shqipëri.


[redakto] Rreth Gazetës

http://www.gazeta55.net/

Gazeta “55” është një gazetë e përditshme e cila botohet në Tiranë që prej Tetorit të vitit 1997.Numri i saj i parë është botuar më 18.10.1997 dhe deri më tani është viti i pesëmbëdhjetë i botimit. Që nga viti i botimit numërohen afërsisht të kenë dalë në shitje rreth 4480 mijë numra gazetash. Një gazetë përmban zakonisht 23 faqe. Cmimi i saj është 30 leke. Gazetari që merret kryesisht me lajmet e politikës dhe aktualitetit është Leonard Quku. Peshën kryesore të gazetës e përmbajne editorialet, politika dhe aktualiteti. Figurat janë me ngjyra. Redaksia gjëndet në rrugën “ Medar Shtylla”. Është e afërt me Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe si rrjedhojë njihet për “kritikat” dhe këndvështrimet shpesh radikale ndaj partive të tjera politike, kryesisht të majta. Pronë e sipërmarrësit dhe njëkohësishtë drejtorit të gazetës “55”, Fahri Balliu. Kryeredaktor i gazetës është Ilir Nikolla. Sipas burimeve të vetë gazetës, “55” printon rreth 4.500 kopje në ditë të cilat shpërndahen në mbarë vëndin. Arsyeja pse themeluesit e kanë emërtuar pikërisht me një numër, 55, është për shkak të nenit 55 të Kushtetutës së ish Republikës Popullore të Shqipërisë, e cila përshkruante krimet rreth agjitacion-propagandës. Neni 55: “Ndalohet krijimi i çfarëdo organizate me karakter fashist, antidemokratik, fetar dhe antisocialist. Ndalohet verpimtaria dhe propaganda fashiste, antidemokratike, luftënxitëse, si edhe nxitja e urrejtjes kombëtare e racore”. Profili i gazetës është anti komunist, ku shpesh kritikohen edhe figura ish-komunistësh të cilët kanë qënë pjesë e aparatit të mëparshëm shtetëror në Shqipërinë e para viteve 90’. Gazeta “55” reflekton një frymë të djathtë në editorialët dhe në dhënien e lajmeve, shpesh duke u kritikuar për mos mbajtjen e paanshmërisë në përcjelljen e informacionit. Qëllimi i gazetës mbetet përcjellja e ideve, këndvështrimeve dhe opinioneve të Partisë Demokratike dhe në tërësi të faktorëve politik me ideologji të djathtë. Shpesh herë Gazeta “55” është etiketuar dhe konsideruar si organ propagandistik i vetë Partisë Demokratike dhe elementëve më radikal të saj, nisur nga fryma e editorialeve të saj. Karakteristikë e gazetës është botimi i shkrimeve dhe editorialeve të cilat në momentet e krizës politike duket se zevëndësojnë rolin e foltoreve të parlamentit.

[redakto] Gazeta eshte e ndare ne tre seksione:

1) Të rejat – përfshire ndërkombëtaret, kombtaret, politikat, bizneset, teknologjia, shkenca, shëndetësia, sporti, sociale. 2) Opinione – përfshihen editorialet, oped, komente ndaj editorialeve. 3) Pjesë të posacme – përfshihen artet, filmat, teatrot. (kryesisht për epokën komunsite)

[redakto] Numra të gazetës

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera