Gentian Muça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gentian Muça
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGentian Muça
Datëlindja (1987-05-13) 13 maj 1987 (36 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Tirana
Numri4
Karriera me të rinjtë
–2006Tirana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006Bonner SC0(0)
2007SC Vahr-Blockdiek0(0)
2008Osterholz-Scharmbeck9(0)
2008–2011Tirana14(0)
2008–2009Bylis (huazim)28(2)
2009–2010Dinamo (huazim)19(3)
2011Vllaznia13(0)
2012Flamurtari10(1)
2012–2020Tirana143(15)
2018–2020Tirana B (huazim)14(2)
2020–2021Prishtina10(2)
2021–2022Tirana6(0)
Gjithsej266(25)
Karriera ndërkombëtare
2005Shqipëria U193(1)
2006–2007Shqipëria U210(0)
2009–2010Shqipëria1(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Gentian Muça (lindur më 13 maj 1987) është një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si mbrojtës.

Muça ishte produkt i akademisë së Tiranës, por e nisi karrierën e tij në Gjermani, duke luajtur me disa klube të kategorive të ulëta. Në vitin 2008, ai u rikthye te Tirana por u dërgua menjëherë në huazim te Bylis dhe më pas Dinamo, me të cilën fitoi titullin e Kategorisë Superiore në sezonin 2009–10.

Pas kësaj, Muça pati një eksperiencë të shkurtër me Vllazninë dhe Flamurtarin. Në verën e vitit 2012, ai u rikthye te Tirana, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip në vitet e ardhshme. Ai fitoi disa trofe të rëndësishëm me ekipin, përfshirë titullin e Kategorisë Superiore dhe tre Superkupa. Në shtator 2020, Muça u transferua te Prishtina në Kosovë. Pas një qëndrimi të shkurtër, ai u rikthye te Tirana, duke fituar një tjetër kampionat, para se të tërhiqej në verën e vitit 2022.

Muça ka qënë një lojtar i ekipeve të moshave të Shqipërisë, duke luajtur tre ndeshje me ekipin nën-19. Ai u aktivizua në vetëm një ndeshje me ekipin e parë, në një ndeshje miqësore kundër Kosovës.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e para[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muça u transferua te Dinamo për sezonin 2009–10. Më 9 korrik 2009, ai bëri debutimin e tij në Ligën e Europës në ndeshjen e kthimit të raudit të parë kualifikues kundër skuadrës finlandeze Lahti, duke luajtur 90 minuta në fitoren 2–0 në stadiumin Qemal Stafa.[1] Megjithatë, pavarësisht fitores 2–0, Dinamo u eleminua nga kompeticioni pasi kishte humbur ndeshjen e parë me rezultatin 4–1. Ai debutoi në kampionat më 23 gusht në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Kastriotit, duke ndihmuar me një gol në fitoren 1–3,[2] dhe deri në fund të sezonin do të zhvillonte 19 paraqitje me klubin që u shpall kampion për herë të 18të.

Ai përfundoi kontratën e tij me klubin shkodran Vllaznia më 14 janar 2012 pasi nuk u mor me sy të mirë nga trajneri i ri i skuadrës Rudi Vata.[3] Ai u bashkua me Flamurtarin në të njëjtin muaj, duke firmosur një kontratë gjashtë mujore me të drejtë rinovimi edhe për sezon.[4]

Muça luajti për pjesën e mbetur të sezonit 2011–12, duke u paraqitur në dhjetë ndeshje të ligës. Ai shënoi golin e vetëm për klubin vlonjat më 14 prill 2012 në fitoren 3–1 jashtë fushe kundër Apolonisë.[5]

Tirana[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në korrik 2012, ai filloi negociatat me ish klubin e tij Tirana për një rikthim të mundshëm të tij në klubin kryeqytetas. Më 14 gusht 2012, Muça u transferua tek KF Tirana pasi u largua nga Flamurtari një muaj më vonë.[6]

Sezoni 2012–13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muça bëri debutimin e tij me klubin më 6 tetor 2012 në javën e gjashtë të Kategorisë Superiore kundër ish klubit të tij Flamurtari, duke luajtur në katër minutat e fundit të barazimit 1–1.[7] Muça do të luante edhe dy minuta në fitoren 1–0 në transfertë kundër Vllaznisë më 10 nëntor 2012,[8] duke e mbyllur fazën e parë të kampionatit me gjashtë minuta në dy ndeshje.

Në pjesën e dytë të sezonit, ai do të gjente më shumë hapsira për të luajtur, duke kokelsionuar plot 900 minuta në fushën e lojës. Ai do të luante plot 10 ndeshje si titullar dhe 90 minuta, duke ndihmuar Tiranën për t'a mbyllur sezonin në vendin e pestë me 43 pikë, duke dështur për t'u kualifikuar pë në kupa europiane.[9]

Sezoni 2013–14[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për sezonin 2013–14, Muça e forcoi akoma më shumë vendin e tij si titullar, duke u vendosur në qëndër të mbrojtjes sëbashku me ish lojtarin e kombëtares Endrit Vrapi. Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit më 1 shtator 2013 në barazimin pa gola kundër KF Laçit, kurse shënoi golin e parë të sezonit me penallti dy javë më vonë në fitoren 1–0 kundër Lushnjes.[10]

Në pjesën e parë të sezonit 2013–14, Tirana do të kalonte periudhën më të errët në historinë e saj, duke e mbyllur atë me vetëm tre fitore në gjashtëmbëdhjetë ndeshje. Nga këto ndeshje, Muça u paraqit në dhjetë prej tyre në qëndër të mbrojtës. Gjithashtu gjatë kësaj kohe, Tirana ndërroi plot tre trajnerë, duke filluar me Nevil Deden, Alpin Gallon dhe më pas Gugash Magani.[11][12] Deri në muajin dhjetor, Tirana ishte në vendin e fundit me vetëm 10 pikë pas 13 ndeshjeve, 7 më shumë se vendi i tetë që mbahej nga Flamurtari. Pikërisht me Maganin në krye, Tirana ndryshoi krejtësist fytyrë, duke fituar tre nga katër ndeshjet e muajit shkurt, përfshirë fitoren 1–0 në Derbi kundër Partizanit.[13] Muça luajti si titullar në të katërta këto ndeshje.

Ai shënoi golin e dytë të sezonit sërisht me penallti më 30 prill 2014 në fitoren 3–2 në transfertë kundër Kastriotit.[14] Tirana e siguroi matematikisht mbijetesën më 3 maj 2014 në javën e parafundit të kampionatit pas barazimit 2–2 në transfertë kundër Flamurtarit, në një ndeshje ku Muça luajti 90 minuta.[15][16] Ai e mbylli sezonin me 26 paraqitje, ku 25 i zhvilloi në kampionat dhe 1 në kupë.

Sezoni 2014–15[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas mbërritjes së lojtarit të kombëtares, Ervin Bulku, Muça u bë kapiteni i tretë i skuadrës, me mesfushorin Karabeci i cili i'a la shiritin e kapitenit veretarit të kombëtares në shenjë respekti, duke u bërë vet zëvëndës-kapiten.[17]

Muça debutoi në sezonin e ri më 24 gusht në ndeshjen e javës së parë kundër Apolonisë, duke luajtur 90 mintua në suksesin 3–0 në stadiumin Qemal Stafa.[18] Më 18 tetor, në fitoren 3–1 kundër Kukësitstadiumin Qemal Stafa, Muça shkaktoi një penallti në minutën e 81, kur rezultati ishte ende 2–1, pasi preku topin me dorë më zonë, por sulmuesi kroat Pero Pejić gaboi në ekzekutim duke goditur traversën.[19]

Më 29 tetor, ai shënoi golin e parë kundër Apolonisë në ndeshjen e parë të fazës së dytë që u mbyll me sukesin 0–3 në stadiumin Loni Papuçiu.[20] Në këtë ndeshje, ai hyri në pjesën e dytë si zëvëndësuesi i mesfushorit Meddie Kagere.[21] Muça shënoi golin e dytë të sezonit kundër ElbasnitElbasan Arena, një gol i cili shkurtoi diferencën e vendasve nga 2–0 në 2–1, me Tiranën që në fund fitoi 3–2 falë golit të burundasit Selemani Ndikumana në minutën e 99të.[22] Goli erdhi pas një krosimi të Elis Bakaj në zonë në minutën e 27të.

Më 1 prill 2015, në ndeshjen e javë së 30-të kundër Vllaznisë në shtëpi, Muça shënoi dygolshin e parë në karrierë duke ndihmuar skuadrën të përmbysë disavantazhin e pjesës së parë dhe të fitonte ndeshjen 2–1.[23] Pas ndeshjes, ai ja dedikoi golat e tij tifozit Geri Allkaj i cili kishte humbur jetën dy ditë më parë në një aksident rrugor.[24] Ai e mbylli sezonin me 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku 32 i luajti në kampionat, me Tiranën që e mbylli kampionatin në vendin e katërt dhe u eleminua në gjysmë-finalen e kupës nga Laçi me rezultatin e përgjithshëm 1–0.

Kukësi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 12 qershor 2015, KF Tirana dhe FK Kukësi arritën marrëveshjen për huazimin e Muçës në Kukës për dy ndeshjet e klubit në Ligën e Evropës.[25] Megjithatë, në fund të muajt, saktësisht më 29 qershor, presidenti i klubit Safet Gjici konfirmoi se Muça do të luante me klubin gjatë gjithë sezonit 2015–16.[26]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai mori një thirrje surprizë në kombëtaren e parë në nëntor 2009 nga trajneri Josip Kuže për ndeshjen miqësore kundër Estonisë.[27] Megjithatë, një dëmtim në ligamentin e gjurit në prill 2010 gjatë kohës që luante me Dinamon në prill 2010 bëri që ai t'a kishte të pamundur aktivizimin me kombëtaren, duke bërë që të operohej në Austri në fillimit të muajit maj, duke e mbajtur jashtë fushave të lojës për katër muaj.[28]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 1 shkurt 2015[29][30][31]
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Osterholz 2007–08 9 0 9 0
Bylis Ballsh 2008–09 28 2 4 0 32 2
Dinamo Tirana 2009–10 19 3 5 1 1 0 25 4
KF Tirana 2010–11 14 0 5 1 0 0 0 0 19 1
2011–12 1 0 1 0
Vllaznia Shkodër 2011–12 13 0 3 0 0 0 16 0
Flamurtari Vlorë 2011–12 10 1 6 0 16 1
KF Tirana 2012–13 12 0 2 0 0 0 0 0 14 0
2013–14 25 2 1 0 26 2
2014–15 28 6 5 0 33 6
Total 79 8 13 1 0 0 1 0 93 9
Karriera në total 148 14 31 2 1 0 1 0 181 16

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 3 nëntor 2014

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2009 0 0
Total 0 0

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dinamo
Tirana

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ KS Dinamo Tirana 2 – 0 FC Lahti Arkivuar 21 janar 2016 tek Wayback Machine UEFA, 12 qershor 2015
  2. ^ Kastrioti Krujë vs. Dinamo Tirana 1–3 Soccerway, 12 qershor 2015
  3. ^ "Muça lirohet nga Vllaznia, Tirana-Flamurtari e duan". Sport Ekspres. 14 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 15 janar 2012.
  4. ^ Freiz Ferizaj (20 janar 2012). "Flamurtari largon Hysën, Cikalleshi huazohet te Tirana". Panorama Sport. Marrë më 20 janar 2012.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  5. ^ Mikel Mbriçaj (15 prill 2012). "Flamurtari blindon vendin e 4-t në Fier, Apolonia mbetet sërish e parafundit". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2012. Marrë më 15 prill 2012.
  6. ^ "Gentian Muça: Ika nga Flamurtari". Panorama Sport. 8 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2012. Marrë më 28 nëntor 2014.
  7. ^ "Rubio në "paqe" me Tiranën". Panorama Sport. 7 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2012. Marrë më 7 tetor 2012.
  8. ^ "Duro: Vllazninë e kam nën kontroll, për mua vendos klubi". Panorama Sport. 11 nëntor 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2012. Marrë më 28 nëntor 2014.
  9. ^ "Summary - Superliga - Albania- Results - fixtures, tables and news" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 29 nëntor 2014.
  10. ^ Adela Merko (16 shtator 2013). "Fitore qetësie për Tiranën, Lushnja akuzon. Trajneri Dede: Ky triumf na ktheu moralin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2013. Marrë më 29 nëntor 2014.
  11. ^ "Gugash Magani emërohet trajner i Tiranës: Të vrasim frikën". BalkanWeb.com. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2014. Marrë më 9 mars 2014.
  12. ^ "Magani zyrtarizohet në drejtimin e stolit bardheblu: Mbijetojmë, s'i trembem fundit". grid.al. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014.
  13. ^ "Tirana fiton derbin, mjafton Gilberto". Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 8 shkurt 2014.
  14. ^ "Magani: Festë kur ta mbyllim matematikisht. Tirana nuk ndalet, bind edhe me Kastriotin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2014. Marrë më 29 nëntor 2014.
  15. ^ Sotir Kora (4 maj 2014). "Tirona siguron mbijetesën". Super Sport. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2014. Marrë më 4 maj 2014.
  16. ^ Ermal Sika (4 maj 2014). "Barazim në Vlorë, mbijeton Tirana. Magani: Tani që ia dolëm, jam i gatshëm që të rinovoj". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2014. Marrë më 6 maj 2014.
  17. ^ "Tirana ndryshon kapiten. Karabeci ia dorëzon shiritin Bulkut në shenjë respekti". Panorama Sport. Marrë më 4 gusht 2014.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  18. ^ "K. Superiore, Tirana shkëlqen në start". Super Sport Albania. 24 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2014. Marrë më 24 gusht 2014.
  19. ^ "Fitore me supergola, Tirana merr kreun". Panorama Sport. 20 tetor 2014. Marrë më 27 tetor 2014.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  20. ^ ""Marsh" bardheblu, Tirana është super. Magani: Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë". Panorama Sport. 30 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2014. Marrë më 31 tetor 2014.
  21. ^ "Apolonia Fier vs. Tirana - 29 October 2014" (në anglisht). Soccerway. 30 tetor 2014. Marrë më 31 tetor 2014.
  22. ^ "Përmbysje e çmendur, Ndikumana… 99-ësh". Panorama Sport. 24 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2014. Marrë më 24 nëntor 2014.
  23. ^ "Tirana vs. Vllaznia Shkodër" (në anglisht). Soccerway. 12 prill 2015. Marrë më 13 prill 2015.
  24. ^ ""Heroi" i bardhebluve, Muça: Goli për Geri Allkajn!". Sport Ekspres. 13 prill 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 13 prill 2015.
  25. ^ "Kukësi nis merkaton, vjen Gentian Muça për dy ndeshjet e Europës". Panorama Sport. 12 qershor 2015. Marrë më 12 qershor 2015.
  26. ^ "Kukësi do 300 mijë euro për Zeqirin. Muça driblon Tiranën, ka firmosur për gjithë sezonin". Panorama Sport. 29 qershor 2015. Marrë më 29 qershor 2015.
  27. ^ "Gentian Muça, surpriza anti-Estoni". Top Channel. 7 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2011. Marrë më 18 korrik 2009.
  28. ^ Enea Shtrepi (24 prill 2010). "Gentian Muca drejt Austrise per tu operuar". Albania Soccer. Marrë më 28 nëntor 2014.
  29. ^ "Gentian Muça" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 30 tetor 2014.
  30. ^ "Football : Gentian Muça" (në anglisht). Football DataBase. Marrë më 30 tetor 2014.
  31. ^ "Gentian Muça". footballzz.co.uk (në anglisht). Marrë më 30 tetor 2014.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  32. ^ "Tirana fiton Superkupen e Shqiperise me rezultat 1 – 0 kunder Skenderbeu". Sdsnews.wordpress.com. 18 gusht 2011. Marrë më 28 nëntor 2014.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]