George Pușcaș

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
George Pușcaș
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGeorge Alexandru Pușcaș
Datëlindja (1996-04-08) 8 prill 1996 (27 vjeç)
VendlindjaMarghita, Rumani
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Reading
Numri47
Karriera me të rinjtë
2008–2012Liberty Oradea
2013–2014Internazionale
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2012–2013Liberty Oradea0(0)
2012–2013Bihor Oradea (huazim)13(2)
2013–2018Internazionale4(0)
2015–2016Bari (huazim)17(5)
2016–2018Benevento (huazim)32(8)
2018Novara (huazim)19(10)
2018–2019Palermo33(10)
2019–Reading12(3)
Karriera ndërkombëtare
2011–2012Rumania U–175(0)
2014–Rumania U–195(3)
2014–Rumania U–213(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 3 nëntor 2014

George Alexandru Pușcaș (lindur më 8 prill 1996) është një futbollist profesionist rumun i cili luan si sulmues për klubin anglez Reading dhe kombëtaren rumune.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pușcaș bëri debutimin e tij zyrtar me Interin më 1 shkurt 2015 duke luajtur në minutat e fundit të humbjes 3–1 ndaj Sassuolo në javën e 21të të Serie A.[1] Njëzet e pesë ditë më vonë, ai debutoi edhe në UEFA Ligën e Evropës në një ndeshje të fituar 1–0 kundër Celtic duke zëvëndësuar Rodrigo Palacion në minutën e 89të.[2] Pușcaș luajti ndeshjen e tij të parë si titullar për Zikaltrit në barazimin 1–1 në shtëpi ndaj Parmës në kampionat; ai u zëvëndësua në fillim të pjesës së dytë nga Mateo Kovačić.[3]

Huazimi te Bari[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 4 gusht 2015, Pușcaș, sëbashku me shokun e skuadrës Gaston Camara, u huazua te BariSerie B për sezonin 2015–16.[4] Ai debutoi me ekipin pesë ditë më vonë në ndeshjen e raundit të dytë të Coppa Italias kundër Foggias, duke zëvëndësuar Anthony Partipilo në minutën e 60të.[5] Ndeshja e tij e parë në Serie B erdhi më 22 shtator në disfatën 4–1 ndaj Crotones në transfertë ku ai luajti 57 minuta.[6] Më 1 mars 2016, Pușcaș shënoi në dopietë në fitoren 4–0 kundër Ternanës, duke regjistruar golat e parë me klubin.[7] Ai e mbylli sezoin e tij me Barin me 18 ndeshje, 5 gola dhe asist.

Huazimi te Benevento[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 korrik 2016, Pușcaș vazhdoi qëndrimin e tij në Serie B, këtë herë duke u huazuar te Benevento në një marrëveshje dy-vjeçare. Ai debutoi më 7 gusht në ndeshjen e raundit të dytë të Coppa Italias kundër Salernitanës; ndeshja dhe koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola, por në gjuajtjet e penalltive, Benevento u mposht 4–2.[8] Më 27 gusht, Pușcaș e nisi kampionatin me një gol në fitoren 2–0 në shtëpi ndaj SPAL-it, duke shënuar tetë minuta pasi hyri në fushë në minutën e 71të në vend të Fabio Ceravolo.[9] Më 19 nëntor, ai shënoi golin e dytë të sezonit në suksesin 4–0 kundër Brescias; ai shënoi sërisht pasi ishte aktivizuar si zëvëndësues.[10] Në qershor 2017, Pușcaș shënoi golin që i siguroi Beneventos ngjitjen në Serie A për herë të parë në histori.[11]

Pușcaș e nisi sezonin e tij të dytë me Beneventon duke luajtur 80 minuta në disfatën 4–0 kundër Perugias në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Coppa Italias.[12] Më 20 gusht, ai zhvilloi ndeshjen e parë në Serie A për Beneventon në humbjen 2–1 në transfertë ndaj Sampdorias.[13] Më 3 dhjetor, Pușcaș shënoi golin e tij të parë në Serie A në barazimin 2–2 kundër Milanit, duke ndihmuar Beneventon të fitonte pikën e tyre të parë në elitën e futbollit italian.[14] Në janar 2018, ai u rithirr nga Interi, duke bërë që aventura e tij me Beneventon të mbyllej me 34 ndeshje dhe 8 gola.[15]

Huazimi te Novara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 29 janar 2018, Pușcaș u dërgua në huazim sërisht, këtë herë duke u rikthyer në Serie A te Novara.[15][16] Debutimi i tij zyrtar erdhi pesë ditë më vonë në humbjen 2–1 në shtëpi ndaj Ascoli, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij.[17] Një javë më vonë, në ndeshjen e tij të dytë, Pușcaș shënoi tregolëshin e parë në karrierë duke i dhënë Novarës fitoren 3–1 në transfertë kundër Cittadellës.[18]

Palermo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 8 gusht 2018, Pușcaș u bashkua me Palermon në një marrëveshje katër-vjeçare.[19][20] Ky transferim u raportua se kushtonte rreth 3.25 milion € plus bonuse.[21][22] Më 3 nëntor, ai regjistroi golin e parë për ekipin siçilian në triumfin 2–1 kundër Cosenzës; goli i tij, i shënuar në minutën e 90të, ishte goli i fitores.[23] Në përfundim të sezonit, pasi Palermo u rrëzua në Serie D, Inter ushtroi të drejtën e riblerjes për sulmuesin rumun.[24]

Reading[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 7 gusht 2019, Pușcaș firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Reading për 8 milion € plus 2 milion € në bonuse, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.[25][26] Ai shënoi golin e parë për Reading në një ndeshje të Kupës EFL kundër Wycombe Wanderers më 13 gusht; ndeshja shkoi në gjuajtjet e penalltive, ku ai shënoi në gjuajtjen e tij, duke ndihmuar Reading të fitojë.[27] Pesë ditë më vonë, ai shënoi dy gola në debutimin e tij në shtëpi kundër Cardiff City.[28]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pușcaș shënoi shtatë gola me Rumaninë U21kualifikueset e Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit, duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte grupin dhe të siguronte një biletë në finalet e turnamentit në Itali. Më 19 qershor 2019, ai fitoi një penallti të cilën e shënoi vetë në fitoren 4–1 kundër KroacisëSan Marino Stadium.[29] Ai shënoi sërisht në ndeshjen e rradhës të Grupit C kundër Anglisë, duke parakaluar Ionuț Luțun si golashënuesi më i mirë në historinë e Tricolorii mici.[30]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Sassuolo 3–1 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 1 shkurt 2015. Marrë më 1 shkurt 2015.
  2. ^ "Interi i Shaqirit kualifikohet në fazën tjetër të Europa Leagues". Koha.net. 26 shkurt 2015. Marrë më 12 tetor 2019.[lidhje e vdekur]
  3. ^ "Internazionale vs. Parma 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 4 prill 2015. Marrë më 13 shkurt 2018.
  4. ^ "CAMARA AND PUSCAS TO BARI" [Camara dhe Puscas te Bari] (në anglisht). inter.it. 4 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2018. Marrë më 4 gusht 2015.
  5. ^ "Bari 1908 vs. Foggia 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 9 gusht 2015. Marrë më 13 shkurt 2018.
  6. ^ "Crotone vs. Bari 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 22 shtator 2015. Marrë më 22 shtator 2015.
  7. ^ "Bari 1908 vs. Ternana 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 1 mars 2016. Marrë më 13 shkurt 2018.
  8. ^ "Benevento vs. Salernitana 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 7 gusht 2016. Marrë më 13 shkurt 2018.
  9. ^ "Benevento vs. SPAL 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 27 gusht 2016. Marrë më 13 shkurt 2018.
  10. ^ "Benevento vs. Brescia 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 19 nëntor 2016. Marrë më 13 shkurt 2018.
  11. ^ "BENEVENTO CLINCH SERIE A PROMOTION FOR FIRST TIME" [Benevento siguron ngjitjen në Serie A për herë të parë] (në anglisht). Goal.com. 8 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2019. Marrë më 1 shtator 2017.
  12. ^ "Benevento vs. Perugia 0 – 4" (në anglisht). Soccerway. 12 gusht 2017. Marrë më 13 shkurt 2018.
  13. ^ "Sampdoria vs. Benevento 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 20 gusht 2017. Marrë më 13 shkurt 2018.
  14. ^ "Benevento 2–2 AC Milan" (në anglisht). BBC Sport. 3 dhjetor 2017. Marrë më 3 dhjetor 2017.
  15. ^ a b "PUSCAS MOVES TO NOVARA" [Puscas kalon te Novara] (në anglisht). inter.it. 29 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2018. Marrë më 13 shkurt 2018.
  16. ^ "Inter, Puscas torna dal Benevento e va subito al Novara" [Inter, Puscas rikthehet nga Benevento dhe shkon drejtë te Novara] (në italisht). Gazzetta.it. 29 janar 2018. Marrë më 13 shkurt 2018.
  17. ^ "Novara vs. Ascoli 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 3 shkurt 2018. Marrë më 13 shkurt 2018.
  18. ^ "Serie B, Cittadella-Novara 1–3. Super Puscas, è tripletta" [Serie B, Cittadella-Novara 1–3. Super Puscas, tripletë] (në italisht). Gazzetta.it. 11 shkurt 2018. Marrë më 13 shkurt 2018.
  19. ^ "UFFICIALE: Palermo, colpo in attacco: arriva Puscas" [Zyrtare: Palermo, goditje në sulm: mbërrin Puscas] (në italisht). Tutto Mercato Web. 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  20. ^ "Palermo sign George Puscas" [Palermo firmos me George Puscas] (në anglisht). U.S. Città di Palermo. 8 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2019. Marrë më 28 korrik 2019.
  21. ^ "Palermo l-a transferat pe George Pușcaș" [Palermo transferon George Puscas]. stiripesurse.ro (në rumanisht). 8 gusht 2018. Marrë më 27 korrik 2019.
  22. ^ "Inter îl vinde pe George Puscaș pe 3 milioane de euro. Unde va juca atacantul român". Digi Sport (në rumanisht). RCS-RDS S.A. 18 korrik 2018. Marrë më 27 korrik 2019.
  23. ^ "Puscas regala la vittoria al Palermo al 90'" [Puscas i dhuron fitoren Palermos në minutën e 90të] (në italisht). Eurosport. 3 nëntor 2018. Marrë më 11 shkurt 2019.
  24. ^ "George Puscas: Reading sign Inter Milan striker on five-year deal" [George Puscas: Reading firmos me sulmuesin e Interit në një marrëveshje pesë-vjeçare] (në anglisht). BBC Sport. 7 gusht 2019. Marrë më 19 gusht 2019.
  25. ^ "George Pușcaș signs permanently from Inter Milan" [George Puscas firmos përfundimisht nga Interi]. readingfc.co.uk (në anglisht). Reading F.C. 7 gusht 2019. Marrë më 7 gusht 2019.
  26. ^ "George Pușcaș a semnat cu Reading! E cel mai scump transfer din istoria formației engleze + Ce salariu va avea românul" (në rumanisht). Gazeta Sporturilor. 7 gusht 2019. Marrë më 7 gusht 2019.
  27. ^ "Rafael heroics earn Royals shootout win" [Pritjet heroike të Rafael i jep mbretërorëve fitoren në gjuajtjet e penalltive]. readingfc.co.uk (në anglisht). Reading F.C. 13 gusht 2019. Marrë më 14 gusht 2019.
  28. ^ "Reading 3–0 Cardiff City" (në anglisht). BBC.com. 18 gusht 2019. Marrë më 13 tetor 2019.
  29. ^ "Romania 4–1 Croatia" [Rumania 4–1 Kroacia] (në anglisht). UEFA.com. 18 qershor 2019. Marrë më 19 qershor 2019.
  30. ^ "VIDEO George Pușcaș l-a depășit pe Ionuț Luțu în topul marcatorilor naționalei de tineret și „mai are «gloanțe»"!" [George Pușcaș kalon Ionuț Luțun si golashënuesi më i mirë i ekipit kombëtar nën-21 dhe ai "ende ka plumba"]. Gazeta Sporturilor (në rumanisht). 24 qershor 2019. Marrë më 29 qershor 2019.