Giovanni Boccaccio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Giovanni Boccaccio
Boccaccio01.jpg
Statuja te Uffizi, Firencë
Ditëlindja: 16 qershor 1313
Vendlindja: Firencë
Ditëvdekja: 21 dhjetor 1375
Vendvdekja: Certaldo, Firencë
Nënshtetësia: Italian

Giovanni Boccaccio (sqt. Xhovani Bokaço) lindi më 16 qershor 1313; vdiq më 21 dhjetor 1375, ishte një autor dhe poet italian. Ishte mik dhe bashkohës me Françesko Petrarken. Nëse Françesko Petrarka ishte i njohur në poezi me sonetët, bashkohësi dhe miku i tij Xhovani Bokaçio u bë i njohur ne prozë me rrëfenjat. Nëse Petrarka përmendet për sonetet e "Librit të këngëve", Bokaçio përmendet për rrëfenjat e Dekameronit.

Dekameroni i Bokaçios hapet me sfondin e murtajes se madhe qe ra ne Firencë ne vitin 1348 e cila shkaktoi viktima të shumta. Libri shkruhet më 1348-1351. Dekameroni ka dhjet protagonist, shtat vajza dhe tre djem, që për t'i shpetuar murtajës largohen nga Firencja dhe vendosen larg qytetit. Të dhjetë protagonistët janë të ri nga 18 deri ne 28 vjet dhe do të qëndrojnë së bashku për dy javë. Ata vetëorganizohen ndajn punët rolet dhe detyrat.

Rrëfimet që permban Dekameroni vijnë nga burime të ndryshme: autori huazon subjekte nga vëllime anekdotash latine, nga vëllime të popullore toskanë nga fabliot franceze, nga prozator të antikritetit romak si dhe rrëfime e përalla nga bota orientale.