Giuseppe Garibaldi
Giuseppe Garibaldi u lind në Nicë më 4 korrik 1807, vdiq në ishullin Caprera më 2 qershor 1882, revolucionar dhe luftëtar për lirinë dhe bashkimin e Italisë.
Në rini ishte marinar, ndërsa deri sa shërbeu në ushtri në Marinën e Sardenjës (1833 - 1834) ishte nën ndikimin e Giuseppea Mazzinija, kreu i nacionalizmit italian, dhe u bë anëtarë i Shoqërisë së Italia e Re. Pas dështoi rebelimi i armatosur në Savojës në 1834. kur është dënuar me dënimin me vdekje ik në Amerikën e Jugut, ku luftoi për pavarësinë e Brazilit. Ai mori pjesë në luftën Uruguaian-Argjentinë në anën e Uruguait. Në fillim udhëhoqi marinën uruguaiane ndërsa më vonë që më vonë u bë komandant në Legjionin italiane të Montevideos. Në këto lufta fitoi famë botërore.
Kthehet në atdheun e tij në prill 1848 për të marrë pjesë në luftën për pavarësinë e Italisë dhe në luftën kundër Austrisë. Luftoi kundër austriakëve në Milano dhe atyre frënge në Romë në 1849. Republikës së Romës i solli atij famë kombëtare. Megjithatë në vitin 1849 në Romë u bind për t’u tërhequr nëpër Italinë qendrore.
Gjat tërheqjes u vrau Anita - gruaja dhe bashkëluftëtarja e tij. Pas rënies së Republikës së Romës erdhi në ndihmë Venedikut me 4000 vullnetarë. Megjithatë, monarkët e arrestuan dhe e deportuan. Garibaldi e shpartalloi ushtrinë e vet dhe kërkoi strehim në Afrikën Veriore mandej në ShBA e më pastaj në Peru.
Si hero i dy botërave siç e kan quajtur nuk ka mund të kthehet në Itali deri në vitin 1854.
Viti 1854 i ndihmoi Piedmontit në luftën kundër Austrisë, duke I udhëhequr njësitë vullnetare. Në këto luftëra forcat e tia okupuan vendbanimet Varese dhe Comon. Në maj të 1860. Garibaldi arrin një ndër sukseset e tija më legjendare duke marr nën sundim Sicilinë dhe Napolin.

