Gjeneratoret elektronik me kristal Kuarci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
                           Gjeneratorët Elektronik me Kristal Kuarci

Disa kristale që gjenden në natyrë shfaqin veti piezoelektrike ,d.m.th,kur ju zbatoni një tension alternativ në to,ato krijojnë lëkundje mekanike me frekuencën e tensionit të zbatuar.Por është e vërtetë edhe e kundërta,pra kur ne mekanikisht i detyrojmë të lëkunden,ato krijojnë një tension alternativ me të njejtën frekuencë.Lëndët kryesore që kanë këtë veti janë:kuarci,kripa Roschelle dhe tourmaline. Kripa Roschelle ka vetitë më të mira piezoelektrike,por mekanikishtë ajo thyhet lehtë.Tourmaline ka veti më të dobta piezoelektrike,por është më e fortë nga të tre lëndët. Kristali i kuarcit ka veti të ndërmjetme mes kripës Roschelle dhe tourmalinës.Ai gjendet pothuajse i gatshëm në natyrë dhe përdoret më tepër si qark lëkundës në gjeneratorët e frekuencave. Në natyrë forma e kristalit të kuarcit është një prizëm hekzagonal,i cili pritet në formë pllakash me një trashësi të caktuar.Për përdorim në qarqet elektronike këto pllaka duhet të montohen midis dy fletëve metalike.Kristali pritet dhe montohet në mënyrë të tillë që kristali të lëkundet në frekuencën e rezonancës,zakonisht në frekuencën bazë ose më të vogël.Frekuencat më të larta të rezonancës janë shumëfish i frekuencës bazë. Frekuenca bazë është në përpjestim të drejtë me një konstante teknologjike dhe në përpjestim të zhdrejtë me trashësin e kristalit.

[1]

  1. ^ Elektronika 2 / Luçiana Toti; Mirvjena Pilku http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=all&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Toti,+Luciana&LIMIT=50