Gjeneratori trefazor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjeneratori i vendosur në një motor të automobilit

Qarqet elektrike ose sistemet në të cilat burimet sinusoidale punojnë në frekuencë të njëjtë, por me fazë të ndryshme quhen qarqe polifazore-shumëfazore. Nga të gjitha sistemet shumëfazore të tensioneve dhe forcave elektromotore më të rëndësishmet për praktikë janë sistemet trefazore. Meritat më të mëdha për këto qarqe i takojnë zbuluesit të njohur amerikan me prejardhje jugosllave Nikola Teslla (1856-1943), i cili me patentat e tij në detaje i ka përshkruar qarqet e tilla. Me anë të qarqeve elektrike shumëfazore, Teslla ka arritur të ndërtojë tipin e ri të motorit asinkron dhe ka përdorim të jashtëzakonshëm në industri.

Sistemi i ekuilibruar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tensionet të cilat formojnë sistemin shumëfazor mund të prodhohen nga gjeneratorët (alternatorët) shumëfazorë. Sistemi shumëfazor, kur në të vepron një sistem tensionesh simetrik dhe kur në të lidhet një ngarkesë simetrike, quhet sistem i ekuilibruar.

Shfazimi për 120 shkallë ndërmjet vlerave momentale të forcave elektromotore.

Kështu një sistem trefazor i ekuilibruar i forcave elektromotore, ka trajtën :

e1=Emsin(ωt+θ)

e2=Emsin(ωt+ θ-2π/3)

e3=Emsin( ωt +θ-4π/3)

Paraqitja me anë të fazorëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fushën magnetike homogjene , me shpejtësi këndore ω, rrotullohen tri pështjella, të cilat janë të shfazuara në hapësirë ndërmjet veti për këndin 2π/3. Vlerat momentale të forcave elektromotore mund të paraqiten edhe nëpërmjet fazorëve:

E1=E|θ

E2=E|θ-2π/3

E3=E|θ-4π/3

Siç shihet nga vlerat momentale, këto tri f.e.m.(forca elektromotore) formojnë sistem simetrik. Çdonjëra nga pështjellat është një burim i forcës elektromotore dhe përbën një fazë të gjeneratorit. Këso pështjellash janë gjithsej tri, andaj edhe fitohen tri faza. Rrjedhimisht edhe pajisja që i prodhon këto tri forca elektromotore quhet gjenerator trefazor. Është e qartë se në çdo moment , për këtë sistem simetrik, shuma e të tre fazorëve është :

 E1 + E2 + E3 =0

Pra, shuma e fazorëve të madhësive sinusoidale është e barabartë me zero, që është edhe veti e sistemeve trefazore simetrike.

Paraqitja me anë të madhësive komplekse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fazorët e sistemit trefazor simetrik të këtyre forcave elektromotore mund të paraqiten edhe në trajtë komplekse. Nëse merret që θ=0, atëherë :

E1 =E e j0 = E

E2 =E e j2π/3

E3 =E e j4π/3

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.Rezonanca në qarqet elektrike

2.Madhësitë periodike

3.Ligjet e Kirhofit

4.Tensioni alternativ në skajet e rezistorit

5.Qarqet me ndërlidhje induktive

6. Rezistenca specifike

7. Gjeneratori elektrik

Burimet e të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1] [2] [3] [4]

  1. ^ [Nexhat Orana:"Bazat e elektroteknikës II", Prishtinë, 1992]
  2. ^ "Fiek, Literatura, Viti i I-rë, Qarqet elektrike". Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2015. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Gani Latifi, "Shndërrimi i Energjisë", Prishtinë 1997
  4. ^ "Elektroenergjetika" ligjërata të autorizuara, FIEK