Gjeografia e Burundit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gjeografia e Burundit

000 Burundi harta.PNG
R U A N D A
T A N Z A N I A
RD
KONGO
Liq. Kivu
Liq. Tanganjka
redaktoni hartën


Burundi ndodhet në Afrikën qendrore në lindje të RD të Kongos.

Sipërfaqja e përgjithshme e Burundit është 27,830 km2 (pak ma e vogël se Shqipnija), nga e cila 2,180 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 3 30 J, 30 00 L.

Burundi ka një vijë kufitare tokësore 974 km të gjatë dhe e ndanë atë nga : Republika Demokratike e Kongos 233 km, Ruanda 290 km dhe Tanzania 451 km

Burundi ka një klimë ekuatoriale. Në rrafshnaltat në lartësira me dallime të mëdha (772 m - 2,670 m mbi detë) ka dhe ndryshime të klimës por klima nuk dallonë sikur tereni. Sezonet e lagështisë fillojnë nga muaji shkurt deri në maj dhe nga shtatori në nëntor ndërsa ato të thatësisë nga qershori në gusht dhe nga dhjetori në janar.

Relievi i Burundit është teren kryesisht shkëmborë dhe malorë. Pika më e ultë e relievit është 772m në liqenin Tanganjika (ang.:Tanganyika) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,670 metrave në majën "Heha" (ang.:Mont Heha), në lindje të pjesës qendrore të vendit.

Si pasurit natyrore të Burundit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë:Nikeli (Ni),Urani (U), okside të rralla tokësor, turba, Kobalti (Co),Bakri (Cu),Platini (Pt) (ende nuk është eksploruar), Toka e punueshme dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 35.05% e sipërfaqes së vendit.