Gjeografia e Estonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjeografia e Estonis)
F I N L A N D A
L E T O N I A
RUSIA
Tartu
redaktoni hartën


Estonia ndodhet në pjesën verilindore të Evropës, ka dalje në detin baltik dhe në gjirin e Finlandës, në mes të Letonisë dhe Rusisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Estonisë është 45,226 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 59 00 V, 26 00 L dhe 43,211 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 2,015 km2 ujë.

Vija bregdetare e Estonisë është 3,794 km e gjatë ndërsa vija e kufirit tokësorë është e gjatë 633 km dhe e ndanë atë nga Letonia (339 km) dhe Rusia (294 km),

Klima në Estoni është oqeanike me lagështi bregdetare me dimër të butë dhe verë të ftohtë.

Relievi i Estonisë është teren kryesisht i rrafshët në pjesën veriore dhe malorë në pjesën jugore. Pika më e ultë gjendet përgjatë bregdetit në detin baltik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 318 metrave në vendin e quajtur Suur Munamagi në jug të vendit, afër kufirit me Letonin dhe Rusinë.

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: rreshpe nafte, guri gëlqerorë, pylltaria, peshkimi si dhe toka e punueshme.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]