Gjeografia e Finlandës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
000 Finlanda harta.PNG
NORVEGJIA
RUSIA
RUSIA
ESTONIA
SUEDIA
HELSINKU
Ivalo
redaktoni hartën


Finlanda ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin Baltik, gjirin Bothnia, gjirin e Finlandës në mes të Suedisë dhe Rusisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Finlandës është 338,145 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 64 00 V, 26 00 L dhe 304,473 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 33,672 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Finlandës është 1,250 km e gjatë dhe vija kufitare tokësore është 2,690 km që e ndajnë atë nga Norvegjia (736 km), Suedia (614 km) dhe Rusia (1,340 km).

Klima e Finlandës ndryshon varësisht nga viset e sajë por kryesisht zotëron një klimë polare e ftohtë. Falë liqeneve të shumtë në këtë pjesë (60 000 liqenjë) të cilët ndikojnë në zbutjen e të ftohtit është i mundshëm edhe jetesa e njerëzve.

Pjesa më e madhe e relievit e përbëjnë terrenet e rrafshëta të cilat ndërpriten rrallë nga malet e ulëta dhe liqenet. Pika më e ultë e relievit gjendet nën brigjet e detit Baltik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,328 metrave në vendin e quajtur Halti në pjesën veriore të vendit afër kufirit me Norvegjinë.

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: pylltaria, hekuri, bakri, legurat e zinkut, kromi, nikeli, ari, argjendi, etj.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]