Gjeografia e Ganës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gjeografia e Ganës

000 Gana harta.PNG
BURKINA FASO
BENINI
TOGO
BREGU I
FILDISHTË
O q e a n i
A t l a n t i k
Gjiri i Guinejës
Bregu i Beninit
redaktoni hartën


Gana ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në gjirin e Guinesë, në mes të Bregut Fildishtë dhe Togosë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Ganës është 239,460 km2 (8 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) prej së cilës 8,520 km2 janë ujë. Gana shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 2 00 P.

Gana ka një vijë bregdetare 539 km të gjatë dhe vijë kufitare 2,094 km që e ndanë atë nga : Burkina Faso 549 km, Bregu i Fildishtë 668 km dhe Toga 877 km

Klima në Gana është ekuatoriale e nxehtë, përgjatë bregdetit në pjesën juglindore e thatë, në jugperëndim shumë e nxehtë dhe në veri e thatë dhe e shumë e nxehtë.

Relievi i Ganës është kryesisht terren rrafshnaltë i ultë i cili shpërndahet në jug të pjesës qendrore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 880 metrave në malin "Afadjato" (ang.:Mount Afadjato).

Si pasurit natyrore të Ganës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), Pyjet (druri), Diamante industriale, Boksiti, Mangani (Mn), Peshkimi, Kauçuku dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.1% e sipërfaqes së vendit.