Gjeografia e Guinejës Ekuatoriale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gjeografia e Guinejës Ekuatoriale

000 Guineja Ekuatoriale harta.PNG
K A M E R U N I
G A B O N I
Oqeani Atlantik
redaktoni hartën


Guineja Ekuatoriale ndodhet në Afrikën qendrore me dalje në oqeanin Atlantik, në mes të Kamerunit e Gabonisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Guinesë Ekuatoriale është 28,051 km2 (pakëz ma e vogël se Shqipëria) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 2 00 V, 10 00 L.

Guineja Ekuatoriale ka një vijë bregdetare 296 km të gjatë dhe vijë kufitare 539 km që e ndanë atë nga : Kameruni 189 km dhe Gaboni 350 km

Klima në Guinen Ekuatoriale është ekuatoriale dhe gjatë tërë vitit mbanë nxehtësi me lagështi.

Relievi i Guinesë Ekuatoriale është kryesisht terren bregdetar i rrafshët që në brendi formon shkëmbinj ndërsa në ishuj është terren i krijuar nga vullkanet. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,008 metrave në vendin e quajtur "Piko Bazile" (ang.: Pico Basile).

Si pasurit natyrore të Guinesë Ekuatoriale sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Nafta, Vajguri, Pyjet (druri), rezerva të vogla të pa eksploruara të arit (Au), Mangani (Mn), Urani (U), Titani (Ti) dhe Hekuri (Fe). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 4.63% e sipërfaqes së vendit.