Gjeografia e Iranit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Harta topografike e Iranit

Irani pas Arabisë Saudite është shteti i dytë për nga sipërfaqja (1.6 milion km2), por për nga numri i popullsisë rreth (62 milion banorë) në Azinë Jugperëndimore. Irani shtrihet midis Liqenit Kaspik në veri dhe Gjirin Persik në jug. Në perëndim kufizohet me lartësinë e Armenisë e në lindje rrafshnalta e Iranit , e cila depërton thellë në territorin e Afganistanit.

Relievi[redakto | redakto tekstin burimor]

Element kryesor të relievit të Iranit është rrafshnalta , e cila përfshinë gati gjysmën e territorit të shtetit. Rrafshnaltën nga të gjitha anët e rrethojnë vargmalet e larta. Në veri Elbrusi dhe Kopet-Dag, ndërsa në jug vargmalet Zagros, të cila shtrihen që nga malet e Kurdistanit në veriperëndim deri te ngushtica Ormuz në jug.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Klima e Iranit kryesisht është kontinentale. Vera është e thatë dhe e nxehtë dhe dimrat janë të ftohët. Veçori e klimës është dallimi i madh në temperaturat ditore. Reshjet ndryshojnë mes viteseve malore në veri e në perëndim dhe atyre të thata në brendi të shtetit.

Hidrografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Irani është i varfër me rrjedha ujore, për shkak të kushteve klimatike në rrafshnaltën e Iranit. Lumenjtë derdhen në Liqenin Kaspik dhe në Gjirin Persik. Lumi më i rëndësishëm është Karun, i cili është i vetmi lum i lundrueshëm në Iran. Ai rrjedh në pjesën e ulët të fushës së Mesapotamisë.

Bota bimore e shtazore[redakto | redakto tekstin burimor]