Gjeografia e Islandës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
000 Islanda harta.PNG
Viku
redaktoni hartën


Islanda ndodhet në pjesën veriore të Evropës, në mes të detit të Grinlandës dhe pjesa perëndimore të oqeanit Atlantik, në veriperëndim të Britanisë së Madhe . Sipërfaqja e përgjithshme e Islandës është 103,000 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 65 00 V, 18 00 L dhe 100,250 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 2,750 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Islandës është 4,988 km e gjatë ndërsa ajo nuk ndanë asnjë milimetër kufi tokësor me ndonjë shtet.

Klima e Islandës është gjithnjë e varur nga ajo që vije nga veriu i oqeanit. Zakonisht klima është e butë me dimër me frymë dhe verë të ftohtë e të lagshtë.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët me ca male e fusha akulli ndërsa bregdeti i saj është i mbytur në gjirinjët dhe ujdhesat e shumta në oqean. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e oqeanit Atlantik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,119 metrave në vendin e quajtur Uvanadalshukur (ang.:Hvannadalshnukur).

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: peshkimi, prurja e ujit, Ajo është e njohur edhe se ka shume gejzerë.