Gjeografia e Kaçanikut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qyeti me 2 lumenj dhe 2 klima

Kaçaniku dallohet nga qytetet tjera edhe me faktin se përmes tij kalojnë 2 lumenj, Lepenci dhe Nerodimja, të cilët në fund të qytetit bashkohen. Veç 2 lumenjve, i ka edhe 2 klima. Klimatologët qysh para Luftës së Dytë Botërore kishin konstatuar se në juglindje të Kaçanikut takohen klima e ngrohtë mesdhetare dhe ajo e ftohtë kontinentale. Sipas ekspertëve shëndetësorë kjo klimë (takimi i 2 klimave), është e preferueshme për të sëmurët nga TBC-ja (sidomos ajo e eshtrave). Mu për këtë, një kohë në lindje të Kaçanikut ka qenë në efiçiencë sanatoriumi për të sëmurë kosovarë nga TBC-ja (tuberkulozi).

Resurset natyrore

Rezervat e konstatuara të mineraleve janë deri 15 mil. tone mergele në Han të Elezit dhe 30 mil. tone afër fshatit Paldonicë. Rezervat e gurit gëlqeror në Kepin e Kaçanikut janë në sasi prej 127 mil. tone, ndërsa rezerva të konsiderueshme ka edhe në afërsi të fshatit Ivajë.

Kaçaniku ka edhe pasyuri natyore të mëdha të pyjeve, tokës dhe ujërave.

Fondi i sipërfaqes së pyjeve përfshinë 17.302 hektarë (58,08 % të sipërfaqes së përgjithshme). Ndërkaq, fondi i tokës bujqësore është 10.516 hektarë (34,74 % e territorit të komunës). Pjesa e shpatijeve të Sharrit ka resurse të mjaftueshme të burimeve të ujit të pijshëm dhe pikërisht nga këto vendburime furnizohet me ujë përqindja më e madhe e banorëve të komunës. maja e Lybetenit dhe shpatijet piktoreske të Sharrit ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor (atij veror e dimëror).