Gjeografia e Kroacisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
000 Kroacia harta.PNG
AUSTRIA
IT.
SLLOVENIA
H U N G A R I A
B O S N J A
dhe
H E R C E G O V I N A
SER.
MALI I ZI
ITALIA
redaktoni hartën


Kroacia ndodhet në pjesën jugore të Evropës, me dalje në detin Adriatik, në mes të Sllovenisë dhe Bosnjës. Sipërfaqja e përgjithshme e Kroacisë është 56,542 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 45 10 V, 15 30 L dhe 56,414 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 128 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Kroacisë është 5,835 km e gjatë nga e cila 1,777 km janë bregdet i brendisë së vendit dhe 4,058 km bregdet i ishujve në Adriatik. Vija e kufirit tokësorë është 2,197 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Sllovenia (670 km), Hungaria (329 km), Serbia dhe Mali i Zi (veri 241km), Bosnja dhe Hercegovina (932 km) dhe në jug nga pjesa tjetër e Serbisë dhe Malit Zi

Klima e Kroacisë është klimë e mesdheutare dhe kontinentale. Klima kontinentale dominon me dimër të ftoftë dhe verë të nxehtë në veri ndërsa në bregdet mbanë verë e thatë.

Pjesa më e madhe e relievit përgjatë kufirit me Hungarinë është e rrafshët, përgjatë bregdetit në Dalmaci është teren i vrazhdë me bjeshkë dhe male. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Adriatik ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,830 metrave në Dinara, afër kufirit me Bosnjën.

Lumenjtë e Kroacisë u takojnë dy pellgjeve: Detit të Zi ( Sava, Drava, Kupa, Una, Mura dhe Korana) dhe Detit Adriatik( Mirna, Rasha, Zërmanja, Kërak dhe Cetina). Lumenjtë fushor në veri janë më të gjatë, kanë më shumë ujë, shërbejnë për ujitje e transport, ndërsa lumenjtë bregdetarë janë të shkurtër, të shpejtë, shërbejnë për energji dhe furnizim të vendbanimeve e të industrisë. Në viset gëlqerore të dalmacisë dhe të Likës hidrografia është e vërfër, në pjesën veriore dhe te brendshme malore ka më shumë lumenj dhe liqene. Mes Kapelës së Vogël dhe Pleshevicës gjenden 16 liqenet e Plitvicës, prej të cilëve buron lumi Korana, degë e Kupës, e cila derdhet në Savë.

Si pasuri natyrore të këtij vendi llogariten: nafta, pakë qymyr, boksiti, kalciumi, gipsi, asfalti natyrorë, silici, kripa si dhe prurja e ujit.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]