Gjeografia e Qipros

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
000 Qiproja harta.PNG
(Br. e M.)
(Br. e M.)
redaktoni hartën

Qipro ndodhet në lindjen e afërt - Azi, një ishull në detin Mesdhe, në jug të Turqisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Qipros së bashku me pjesën veriore është 9,250 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35 00 V, 33 00 L dhe 9,240 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 10 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Qipros është 648 km e gjatë ndërsa të gjatësia për kufiri tokësorë me bazat britanike nuk është e dhënë.

Klima e Qipros është Mesdhetare, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër të ftohtë.

Relievi i Qipros në pjesën qendrore është terren me rrafshnalta ndërsa në veri dhe jug terren malorë. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të detit Mesdhe dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,951 metrave në vendin e quajtur "Mali Olimpik" (ang.:Mount Olympus) në veriperëndim të vendit.

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: bakri, asbesti, gipsi, pylltaria, kripa, mermeri dhe argjila.