Gjeografia e Suedisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
FINLANDA
EST.
LETONIA.
LITU.
RU.
DAN.
NORVEGJIA
FIN.
NOR.
Kiruna
redaktoni hartën

Suedia ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin Baltik, në mes të Finlandës dhe Norvegjisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Suedisë është 449.964 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 V, 15 00 L dhe 410.934 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 39.030 km2 ujë.

Vija bregdetare e Suedisë është 46,6 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 2.233 km që e ndajnë atë nga Finlanda (614 km) dhe Norvegjia.

Klima e Suedisë është e ndryshueshme, në pjesën jugore vera dhe dimri janë të ftohtë dhe të vranët, pjesa veriore është e ngrirë, ka një klimë polare.

Relievi i Suedisë është kryesish terren i rrafshët dhe më pak rrafshnalta e male të ulëta në perëndim Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin e detit (-2,41 m) në gjirin e liqenit Hamarsjon (ang. : Hammarsjon) afër qytetit Krisianshtad (ang. : Kristianstad) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2.111 metrave në vendin e quajtur Kebnekajze (ang. : Kebnekaise).

Si pasuri natyrore të këtij vendi llogariten : hekuri, bakri, plumbi, zinku, ari, argjendi, uraniumi, pylltaria dhe prurja e ujit.