Gjeologjia e xeherorëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Shkëmbinjtë më të vjetër formojnë bazamente të Neo – Proterozoikut, që është i përberë nga shiste kristaline dhe granite, që përfaqësojnë produktet e metamorfizimit krahinor të shkallës së lartë. Këta shkëmbinj dalin kryesisht në verilindje të Kosovës. Mbi bazamentin kontinental shtrihet një sekuence e sedimenteve detare të ujërave të lehta (klastike dhe kimike) të Permianit të Vonshëm – Triasik i Hershem, që janë përshkuar nga magma acide, pasi korja kontinentale është holluar duke rezultuar anateksin e shkëmbinjve, që kanë ekzistuar më parë. Tendosja dhe hollimi i vazhdueshëm kanë çuar në ndarjen fizike të kores kontinentale duke rezultuar në ekstruzionin e bazalteve, që kanë përfshire në gjirin e tyre forma të çrregullta të përqendrimeve të kromiteve me përmbajtje të lartë. Kjo ndarje është mjaft e gjerë duke shpene në formimin e oqeanit Paratethys që u formua përmes Ballkanit duke përfshire dhe Kosovën. Paratethys ishte një degë e oqeanit kryesor Tethys që u formua përmes Evropës Jugore, Mesdheut dhe Afrikës Veriore. Një ndryshim i lëvizjes së tektonikes së pllakave çoi në mbylljen e rastit të Oqeanit të Tethys – t në Mesozoik, duke përfshire një segment të quajtur Oqeani i Vardarit (Parathethys – i) përmes Kosovës. Në kohën e Jurasikut të Vonshëm, prania e mbetjes së oqeanit të Vardarit si një det i ceket çoi në depozitimin kimik të platformave karbonatike të trasha dhe me shtrirje të gjerë.Ne kohen Kretake, terheqja e ndodhur e ketij e deti dhe stabiliteti i vendosur si nje lugine kontinentale pasive, çoi ne depozitimin e sedimenteve klastike qe renditen nga te origjines detare ne ate toksore. Perplasja midis masave tokesore qe pati vendosur ne krah Oqeanin e Vardarit, shkaktoi obduksionin me drejtim perendimor te mbetjeve te kores oqeanike mbi koren kontinentale. Si rezultat i mbetjeve te kores oqeanike te gjetura neper Ballkan, duke formuar sekuencat ofiolitike lineare te vendosura gjate drejtimit strukturor krahinor VVP – JJL. Keto ngjarje obduksioni jane shume fazore dhe do te perfaqesonin akrecionin e kores, duke sjelle si pasoje zhvillimin e shume bazave lineare te ofioliteve, duke renditur moshen e obduksionit nga Jurasiku ne Kretak. Shkembinjte qe jane mbihipur gjate zhvendosjes se ofioliteve jane quajtur shkembinj te “Shtrojes” dhe formojne njesite te quajtura “Melanzhe”. Melanzhe te tilla ofiolitike jane te karakterizuara nga perberja e silicoreve, serpentiniteve, vullkanikeve mafike dhe karbonateve, qe mund te takohen ne forme fragmentesh brenda njesive te olistostromeve te sortuara ne menyre kaotike. Me Kretakun e Vonshem, perplasja kontinentale e gjere gjate orogjenezes Alpine çoi ne formimin e Alpeve dhe shoqeroi vargjet malore permes Europes Qendrore dhe jugore. Erozioni i shpejte i ketyre shkembenjve me origjine kontinentale dhe detare, solli si pasoje depozitimin e sekuences se flishit qe i mbulon dhe qe është i perbere nga gelqerore mergelore dhe shkembinj klastike. Kur orogjeneza Alpine u dobesua, vargje te reja malore u eroduan per te prodhuar molaset kontinentale mbuluese, qe formian ne menyre mbizoteruese pellgjet ndermalore permes zones Alpine. Disa nga sedimentet klastike kontinentale te ruajtura ne Kosove perfaqesojne probabilisht depozitime molasike. Pellgjet e depresioneve brenda Kosoves kane qene vendi i lulezimit te rritjes se bimesise qe pas mbulimit nga sedimentet çoi ne formimin e vendburimeve shtresore te linjitit qe shfrytezohen nga KEK. Akullimet Pleistocenike qe prekin Europen, kane levizur sasi te medha te mbuleses se truallit nga unaza e Kosoves e maleve rrethues, gje qe ka shpene ne formimin e depozitimeve te shpatit gjate aneve te pjerrta te maleve. Nga :Kristi Abrashi shkolla Omiros Klasa e V c