Gjergj Sholari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjergj Sholari

Gjergj Sholari, (gjer. Georgeos Scholarios - Gennadios ), ishte një nga priftërinjtë që shpëtuan pas rënies së Kostandinopojës nën sundimin Osman, të cilin sulltani deshi ta shpallte patrik të Kostandinopojës, sipas protokollit romak ku sulltani do të merrte rolin e Cezarit.[1]

Pas pushtimit të Kostandinopojës, tri ditë pas tërheqjes së trupave me plaçën e zënë, sulltani hynë në qytet, ku ishte para-pregaditur një festë. Me marrjen e qytetit në duar të tij, ai paraqet synimet e tij të cilat e bënin të qartë se ky ishte një pushti dhe dallonte nga plaçkitjet dhe se qyteti nga ajo ditë do të administrohej nga ai. Për këtë ai lëshoi ftesën që gjithë të ikurit dhe refugjatët e luftës, të kthehen në qytet të vazhdojnë jetën normale si njerëz të lirë. Po ashtu ai, e ftojë edhe klerin krishterë të mbetur gjallë që të paraqitej tek ai dhe të vazhdonin jetën si më parë duke zgjedhur patrikun e patriarkanës së qytetit. Për këtë qëllim ai zgjodhi Gjergj Sholarin të njohur edhe si Genadios.

Për këtë qëllim sulltani i bëri një ftesë për sill dhe bisedë Gjergjin dhe e priti me nderime të larta. Pas bisedës së gjatë miqësore, kur erdh koha e përshëndetjes Sulltani ja japi një Skeptë të çmueshëm, dhe e luti Gjergjin që ta pranonte atë, dhe urdhërojë që të gjithë të Mëdhenjtë e Oborrit t´a përcjellin atë deri në sinodin e patriakanës. Kështu ai kalërojë mbi kalin që i´u kishte dhënë në shërbim, gjerë tek kisha e Apostolit të shenjtë në vend që të shkonte në Haxhia Sofija (të kthyer në xhami), që ishte udhëzuar si seli e patriarkanë. Mirëpo Gjegji pas zgjedhjes së tij patrik, shpej zhvendosi selin nga Apostoli i shenjtë (në vendin e të cilës më vonë, pushtuesit ndërtuan një xhami) në Kishën e zojës së shenjtë (më vonë Xhamia e Fetijes). Pasi që rajoni, qyteti dhe kisha e Apostolit ishin rënë e shkretuar, dhe një ditë në hapsirën e kishës u gjet një turk i vrarë, Gjergji vendosi të kërkonte lejen e barrtjen patriakanës e cila ju kishte lejuar. Motrat e nderit që banonin aty u barten në Manastirin e Shën Jonit pranë Trullos.

Pas kësaj patriku nga pushtuesit muar në pronë një sarajë të bukur në veri të Kishës së Zojës së shenjtë. Sulltani i dha një diplomë në të cilënshkruante "se askush të mos e bezdisë dhe pengojë ; që të jetë i pa prekëshëm, i pa tatimuar, i pa lëkundëshem nga gjithë kundërshtarët ; ai me gjithë priftrinjët që i nënshtrohet atij për gjitha kohët janë të liruar nga tatimet dhe parapagimet tjera. Sulltani i lëshojë diplom të njëjtë apo tjetër edhe gjithë grekëve (t´krishterët) në të cilat ju siguroheshin tri liritë : E para që kishat e tyre të mos kthehen në xhamia ; E dyta Martesat, Vorrimet dhe adetet krishtere vazhdojnë sipas traditës të pa penguara ; E trata që Festa e Pashkëve, do të festohej me gjitha ceremonitë dhe gjatë tri netëve Porta e Fanars d.m.th pjesët e banuara nga grekët (t´krishterët) do të mbesin të hapura.

Më këtë Sulltani i kishte pajtuar grekët (t´krishterët).[1]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Geschichte des Osmanischen Reiches Von Joseph Hammer-Purgstall Libri Google