Gjergji Minga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjergji Minga
Emri Gjergji
Mbiemri Minga
Lindur më 22 qershor 1940
Lindur në Korçë
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare, italiane
Profesioni pedagog
Mirënjohje
*prof.dr.

Gjergji Minga (lindur në Korçë më 22 qershor 1940 ) është Rektor i Universitetit Amerikan të Tiranës (UAT).

Karriera Profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përfundon studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës me diplomën shkëlqyeshëm dhe emërohet pedagog në lëndën e Biokimisë Mjekësore. Prej vitit 1957 kjo lëndë jepej në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Në vitet 1961-'63, plotëson me program të përbashkët të të dy fakulteteve formimin në shkencat kimike, duke dhënë njëkohësisht edhe një serë kapitujsh të Biokimisë Mjekësore me studentët e Farmacisë dhe Mjekësisë.

Në vitet 1970-1975, iu ngarkua detyra për të dhënë të njëjtën lëndë edhe në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore (dega Biologji) të Universitetit të sapo krijuar të Prishtinës.

1988. Bën për herë të parë, pjesë të programeve mësimore të Fakultetit të Mjekësisë, lëndën e Biokimisë Klinike.

1993 e në vazhdim jep në Fakultetin e Mjekësisë lëndën e Historisë së Mjekësisë shqiptare.

Për një periudhë gjashtë vjeçare (1975-1980) transferohet pranë spitalit të qytetit të Shkodrës pa e ndërprerë punën si pedagog i jashtëm.

1980-1984, rikthehet si shef i lëndës së Biokimisë Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë.

1984-1990, emërohet drejtor i Drejtorisë së Mjekimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

1990, kthehet pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" si shef i Qendrës së Mjekësisë Bërthamore, duke dhënë Biokiminë Mjekësore dhe Klinike në Fakultetin e Mjekësisë si pedagog i jashtëm.

1993, emërohet pedagog efektiv i Fakultetit të Mjekësisë.

2007, Shkruan "Historia e Kujdesit Shëndetësor dhe Mjekësisë Shqiptare". Ne këtë libër trajtohen shume tema mjekësore si, ngerci politik, tranzicioni, jeta e Skënderbeut, dhe jepet informacion i plote mbi sistemin politik gjate diktaturës. Është qëllimi i tij te theksoje, se edhe pse Shqipëria ne atë kohe ishte e izoluar, ajo arrinte qe te eksportonte produkte jashtë vendit.

Funksione[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Mjekësisë

Anëtar i Kolegjiumit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Komisionit të Shëndetësisë pranë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë

Anëtar i Redaksisë së Revistës Mjekësore. Aktualisht kryeredaktor i saj.

Sekretar i Redaksisë së Shëndetësisë për botimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, në të dy botimet

Kryetar i Shoqatës Shkencore të Studentëve të Universitetit

Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Mjekësore Shqiptare

Anëtar i Komitetit Kombëtar të Bibliotekës Mjekësore.

Aktualisht është Rektor i Universitetit Amerikan të Tiranës

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka botuar monografinë "Acidet e larta yndyrore të pangopur dhe prostaglandinat"

Është bashkautor i Fjalorit latinisht - shqip të Mjekësisë.

Ka botuar disa dhjetëra studime në periodikun shkencor mjekësor të kohës dhe ka kryer një sërë studimesh për anë të veçanta të shërbimit shëndetësor.