Gjin Bua Shpata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gjin Bua Shpata (vdiq më 1399), i njohur gjithashtu si Gjon Bua Shpata, ishte një udhëheqës shqiptar i Despotatit të Artës [1].

Nga radhët e bujarëve shqiptarë u shqua Gjin Bua Shpata, zoti i Angjelokastrës në Etoli. Gjin Bue Shpata duke e ndjerë vehten të fortë, u shkëput nga vartësia e sundimtarit serb, Thoma Preljuboviçit, i cili zuri vendin e vjehrrit, Simeon Ureshit, që vdiq. Pas përmbysjes së Perandorisë Serbe, në krahinat e Epirit vazhdoi të qëndronte si sundimtar Simeon Uroshi. vëllai i car Stefan Dushanit, por ky e humbi shpejt kontrollin mbi krahinat e veta. Feudalët serbë, grekë, arbëreshë e vllehë hynë midis tyre në lufta të ashpëra të cilat vazhduan disa dhjetra vjet. Më 1358 feudalët grekë, të dëbuar nga Epiri gjatë sundimit serb të Stefan Dushanit, nën udhëheqjen e Niqiforit, një pasardhës i despotëve të Epirit, u përpoqën të ripushtonin tokat e humbura. Por ata ndeshën tani jo vetëm në kundërshtimin e Stefan Uroshit, por dhe të arbëreshëve. “Arbëreshët - shkruan kronisti bizantin i kohës, Kantakuzeni, - qenë kundër Niqiforit -. Niqifori donte përmes rivendosjes me përdhunë, t’i kthente feudet në gjëndjen që ishin tetë vjet më parë. Porse plasi shpejt një kryengritje e arbëreshëve. Despoti Niqifor me stratiotët e tij grekë dhe me mercenarë turq, u mund në lumin Aheloos (Aspropotam) prej fisnikëve arbëreshë me ushtritë e tyre që lëviznin shpejt dhe ra i vrarë”.

Kjo fitore në të vërtetë forcoi më tepër feudalët arbëreshë se sundimtarët serbë. Nga radhët e bujarëve shqiptarë u shqua Gjin Bua Shpata, zoti i Angjelokastrës në Etoli. Gjin Bue Shpata duke e ndjerë vehten të fortë, u shkëput nga vartësia e sundimtarit serb, Thoma Preljuboviçit, i cili zuri vendin e vjehrrit, Simeon Ureshit, që vdiq.

Në fillim, Thoma Preljuboviçi u mundua t’i zhdukte pabesisht me vrasje feudalët arbëreshë, por nuk ia arriti dot qëllimit. Kjo solli afrimin e Gjin Bue Shpatës me Pjetër Loshën, zotin e Artës, dhe luftën, e tyre të përbashkët kundër sundimtarit serb. Më 1373 Pjetër Losha e rrethoi Janinën, qëndrën e Thoma Preljuboviçit, dhe e rrezikoi aq sa ky, per të shpëtuar, i premtoi Loshës miqësinë, birit të tij vajzën e vet për grua dhe një sasi tokash si prikë. Një vit më vonë Pjetër Losha vdiq. Gjin Bua Shpata gjeti rast dhe bashkoi zotërimet e veta me ato të Pjetër Loshës. Qëndra e kësaj principate u bë Arta. Më vonë Gjin Bua Shpata zgjeroi sundimin në jug deri në gjirin e Korinthit kurse në veri, deri në Gjirokastër, sundimtari i së cilës. Gjin Zenebishi, u fut nën vartësinë e tij.

Forcimi i Gjin Bua Shpatës solli bashkimin kundër tij të feudalëve serbë e grekë, të cilët me ndihmën e forcave napolitane që ishin vendosur në Epir e sulmuan atë, më 1379, në Artë. Gjini i la ushtritë armike të rrethonin kryeqendrën e tij, kurse ai vetë, me një pjesë të forcave arbëreshe qëndroi jashtë. Rrethimi vazhdoi gjatë, deri sa Gjin Bua Shpata i theu armiqtë shumë keq përpara Artës. Gjin Bua Shpata e vazhdoi luftën kundët despotit serb të Janinës, Thoma Preljuboviçit, i njohur, për mizoritë që kryente ndaj arbëreshëve me mbiemrin Albanokton (vrasës i shqiptarëve). Thomaj, për të shpëtuar nga sulmet e Gjin Bua Shpatës, i dha këtij motrën e vet për grua. Por kryengritjet dhe sulmet e arbëreshëve vazhduan. Për t’u mbrojtur nga këto sulme, despoti serb thirri ushtritë turke që kishin arritur në atë kohë deri në Thesali. Sulmet e arbëreshëve u ashpërsuan edhe pas vdekjes së Thoma Preljuboviçit, kundër despotit të ri Esau Buondelmonte, i cili mundi të qëndronte në këmbë vetëm me ndihmën e ushtrive turke.

Fitoret e Despotatit të Artës i forcuan edhe më tepër feudalët arbëreshë. Por zhvillimi i mëtejshëm i këtij despotati, sikurse edhe ai i principatave të tjera, u pengua nga turqit të cilët në këtë kohë kishin pushtuar Maqedoninë e Thesalinë dhe filluan të invadonin teritoret e Shqipërisë.[2]


Burimi[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Encyclopædia Britannica "Ai (Stefan Dushan) ishte në gjendje të kërkojë kontrollin serb mbi Epirin e Veriut dhe luftuan me princat shqiptar të Artës (Ghin Bua Spata dhe Peter Ljosha) në jug, në fund duke mundur me ndihmën Osmane."
  2. ^ Gjin Bue Shpata, despotati i Artës, Yll Press