Gjuha e Perëndive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Gjuha e Perëndive" një libër studimor që përpiqet të hedhë dritë mbi lashtësinë e Pellazgëve. Autori i këtij libri është arvanitasi i madh, Aristidh Kola. Duke u bazuar në studimet e tij personale, por edhe në ato të studiuesve të tjerë, që kanë pasur lidhje me çështjen pellazgjike dhe me tezën e gjuhëve indoevropiane, ai konstaton se populli Pellazg është jo vetëm paraardhës i ilirëve, por edhe i grekëve dhe shpërndarës i qytetërimit në pjesën më të madhe të botës. Pellazgët, si populli më i qytetëruar, nuk ua dhanë elementët e qytetërimit të tyre vetëm grekëve, por edhe fenikasve, babilonasve dhe popujve të tjerë.