Gjuha sllavomaqedone
| Gjuha sllavomaqedone | |
|---|---|
| Flitet në: | Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë[1], Bullgari[2][3], Greqia[1], Serbia[1], Shqipëria[1], Australia[1], SHBA, Kanada, Romania, Turqia dhe komunitetet e tjera të emigracionit në botë. |
| Vendi: | |
| Numri i Folësve: | ~ 2,000,000 |
| Renditja: | 180 |
| Familja | Indo-evropiane gjuhën sllave gjuhën jugore sllave |
| Grupi: | |
| Statusi Zyrtar | |
| Gjuhë zyrtare e: | Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë |
| Rregullohet nga: | Institut za makedonski jazik "Krste Petkov Misirkov" |
| Kodet e gjuhës | |
| ISO 639-1 | mk |
| ISO 639-2(B) | mac |
| SIL | mkd |
Sllavomaqedonishtja e quajtur nga sllavët edhe si "maqedonisht" (pa referencë) është gjuha zyrtare e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe bën pjesë në grupin lindor të gjuhëve jugore sllave[1][4]. Maqedonishtja u kodifikua më 1944, bazuar në dialektin Prilep-Manastir[1]. Ajo është shumë e përafërt me gjuhën bullgare dhe deri diku me serbokroatishten.[5]
Emri i gjuhës sllavomaqedonase, siç përdoret nga populli dhe definohet nga kushtetuta e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, është vetëdeklaruar "Maqedonishtja" (македонски, makedonski).
Sidoqoftë, për arsye historike dhe për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë, përdoren disa terme të tjera për t'iu referuar gjuhës në fjalë. Shpeshherë përdoret familja gjuhësore për ta dalluar nga gjuha padyshim jo-sllave e maqedonishtes së lashtë, një gjuhë krejtësisht tjetër, e karakterizuar në degën greke të familjes Indoevropiane (IEGB, ISO CODE XMK) ; ndonjëherë përdoret edhe termi "Makedonski" (sidomos në anglisht) për gjuhën sllave, ku "Maqedonisht" rezervohet për gjuhën e lashtë. Ekziston gjithashtu një dialekt i greqishtes moderne i quajtur "maqedonisht" dhe flitet nga grekët maqedonas.
Alfabeti [redakto]
Alfabeti i gjuhës maqedone (азбука / azbuka) ka 31 shkronja[6]:
| А a |
Б b |
В v |
Г ɡ |
Д d |
Ѓ ɟ |
Е ɛ |
Ж ʒ |
З z |
Ѕ ʣ |
И i |
Ј j |
К k |
Л l |
Љ ʎ |
М m |
Н n |
Њ ɲ |
О ɔ |
П p |
Р r |
С s |
Т t |
Ќ c |
У u |
Ф f |
Х h |
Ц ʦ |
Ч ʧ |
Џ ʤ |
Ш ʃ |
Shembuj [redakto]
- Po = да (shqiptimi: da)
- Jo = не (shqiptimi: ne)
- Faleminderit = благодарам (shqiptimi : bllagodaram)
- Nuk kuptoj = не разбирам (shqiptimi : ne razbiram)
- Nuk flas maqedonisht = не зборувам македонски (shqiptimi : ne zboruvam makedonski)
- Shqip = албански (shqiptimi : allbanski)
Referencat [redakto]
- ^ a b c d e f g Britannica
- ^ Macedonian language on Britannica
- ^ Ethnologue report for Macedonian
- ^ Etnologue about Macedonian
- ^ Language profile Macedonian, UCLA International Institute
- ^ Macedonian grammar, Victor Friendman

