Gjurmime albanologjike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjurmime albanologjike është revistë shkencore që botohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Numri i parë i revistës doli në vitin 1968.

Në revitë kontribuojnë albanologë nga Kosova, por edhe të trojeve tjera shqiptare. Revista i ka tri seri: serinë e shkencave historike, serinë e shkencave filologjike dhe serinë e folklorit dhe etnologjisë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjurmime Albanologjike ishte e përkohëshme shkencore e Katedrës Albanologjike të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Kryeredaktor i saj ishte Idriz Ajeti. Gazetën në fillim botohej nga Fakulteti Filozofik prej 1968 Instituti Albanologjik.

Në fillim si përmbledhje e parregullt vjetore (1, 1962; 2, 1965; 3, 1966) dhe nga 1968 si përmbledhje gjysmëviti. Më 1971 vije deri te ndarja e gazetës në tri seri: Seria e shkencave historike me redaktor Ali Hadrin; Seria e shkencave filologjike, redaktor Idriz Ajeti; Seria Folklor dhe etnologji, redaktor Anton Çeta. Që të gjitha seritë botohesin si përmbledheje vjetore.[1]

Deri me ndarjen e gazetës, trajtonte tema që kishin ë bënin me kërkimet filologjike të historisë së përgjithëshme shqiptare, duke vequar kërkimet për shqiptarët në Kosovë. Pas ndarjes, serit sjellnin përmbajtje për shqiptare që nga fillet deri në ditët tona duke vequar temat aktuale të kohes dhe me një mori adresime si burime të bazuara apo edhe burime ndihmëse për kërkime të më tutjeshme.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Historische Bücherkunde Südosteuropa Von Mathias Bernath, Gertrud Krallert