Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjykata Evropiane e Drejtësisë
Krijuar më: 1952
Autorizuar nga: Traktati i Mastrihtit
Vendodhja: Luxembourg
Kryetar: Koen Lenaerts
Nr. i anëtarëve: 28+8
Mandati i anëtarëve: 6 vjet
Faqja zyrtare: curia.europa.eu

Gjykata Evropiane e Drejtësisë është gjykata më e lartë e BE-së. Ajo është formuar në vitin 1952 me formimin e Traktatit të Parisit apo të Tri Komuniteteve për thëngjill dhe çelik, dhe selia e saj gjendet në Luksemburg. Detyra e saj është të siguroj që e drejta e BE-së të interpretohet dhe të zbatohet në mënyrë uniforme në të gjitha shtete anëtare. Sipas disa mendimeve pos si institucion që vepron në kuadrin e sistemit komunitar, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vepron edhe si gjyq ndërkombëtarë si dhe si gjykatë e brendshme e shteteve anëtare.

Përbërja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjykata Evropiane e Drejtësisë përbëhet nga 27 (sa ka antarë aq ka gjyqtarë) gjyqtarë dhe 11 avokatë të përgjithshëm të cilët kanë për detyrë të japin mendimet e tyre për çështjet që shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet të jenë të paanshme. Me themelimin e Kontratës së Nicës është paraparë se Gjykata Evropiane e Drejtësisë të përbëhet nga një gjykatës nga secili shtet anëtarë. Kjo do të thotë me anëtarësimin e shteteve në BE-në do të rritet edhe numri i gjykatësve Mandati i gjyqtarëve dhe i avokatëve është 6 vjeçare, i cili mundë të ripërtërihet me një ose dy periudha të mëtejme 3 vjeçare.


Kompetencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjykata e Lartë Evropiane e Drejtësisë është kompetente që të kontrollojë dhe sigurojë respektimin e së drejtës në interpretimin dhe zbatimin e normave të përcaktuara në kontratën themeluese nga ana e institucioneve legjislative dhe ekzekutive të Bashkësisë Evropiane. Çështjet kryesore që shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës janë :

-Kërkesa për gjykim paraprak,
-Procedimi për shkelje të detyrimeve që rrjedhin nga traktatet,
-Procedimi për anulim të një vendimi,
-Procedimi për mosveprim.

Për ta ndihmuar Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për ti zgjidhur numrin e madh të çështjeve që shtrohen përpara saj si dhe për ta siguruar një mbrojtje më të mirë ligjore qytetarëve të Bashkimit Evropian në vitin 1989 u krijua Gjykata e Shkallës së Parë. Kjo gjykatë është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar çështjesh në mënyrë të veçantë të atyre që paraqiten nga individët dhe çështjet që kanë të bëjnë me rastet e konkurrencës së pandershme midis ndërmarrjeve. Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkallës së Parë kanë nga një president të zgjedhur ndërmjet gjyqtarëve për një mandat tre vjeçar.

Jurisprudenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjykata e Lartë Evropiane e Drejtësisë në jurisprudencën e saj ka theksuar se ekzistojnë katër arsye që duhen marrë parasysh nga autoriteti gjyqësorë për të vendosur masën e paraburgimit e ato janë :

-Rreziku i largimit
-Rreziku i ndërhyrjes në procesin e drejtësisë
-Nevoja për të parandaluar pasojat e mëtejshme të veprës penale
-Nevoja për të ruajtur rendin publik

Regjistrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtetet e BE-së

Kryesekretari është sekretari i përgjithshëm i gjyqit. Kryesekretari administron departamentet nën autoritetin e presidentit të gjyqit. Ka te njëjtat detyra gjyqësore si kryesekretari ose nëpunësi i një gjyqi kombëtarë dhe është i caktuar nga gjyqi për një afat të ripërtërishëm prej gjashtë vjetëve. Gjyqi gjithashtu mund të caktojë një ose më shumë kryesekretar asistent. Kryesekretari ndihmon gjyqin, dhomën, presidentin dhe trupat gjykues në të gjitha funksionet zyrtare të tyre. Gjithashtu është përgjegjës për regjistrimin sikurse edhe për marrjen, transmetimin dhe ruajtjen e dokumenteve dhe lutjeve të cilat kanë hyrë në një regjistër të iniciuar nga presidenti. Gjithashtu është kujdestar i vulave dhe është përgjegjës për arkivin dhe publikimet e gjyqit. Njëherit është përgjegjës për administrimin e gjyqit, menaxhimin financiar dhe të llogarive. Gjyqi administron infrastrukturën e vet, kjo përfshin Drejtorinë e Transferimit (përkthimit) e cila në vitin 2006 punësoi 45 % te stafit të institucionit.

Vendimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendimet e Gjykatës se Lartë Evropiane të Drejtësisë merren në përgjithësi me shumicën e votave. Për të qenë Gjykata e aftë për të marrë vendime është e nevojshme që të jenë të pranishëm në seancë të paktën 9 gjykatës. Prania e të gjithë gjykatësve është e nevojshme vetëm atëherë kur njëra nga palët në konflikt e kërkon një gjë të tillë. Gjykata mundet ta merr një vendim vetëm atëherë kur numri i gjykatësve të pranishëm është numër tek. Nëse numri i gjykatësve që janë prezent në seancë është numër cift atëherë gjykatësi më i ri për nga mandati nuk merr pjesë në seancën e Gjykatës.

Konkluzionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që një shtet të funksionojë sa më mirë dhe sa më drejtë duhet ta ketë edhe gjykatën e tij. Pra gjykatat janë formuar për t'i zgjidhur problemet që shkaktohen nëpër ndërmarrjet të ndryshme ose problemet që shkaktohen brenda shtetit dhe këto probleme dërgohen në gjykatë. Secila palë ka të drejtë, për këtë vendos gjyqi. Ka raste që mund të ndodhin probleme edhe mes shteteve të ndryshme sidomos mes shteteve të BE-së. Atëherë këto raste dërgohen në Gjykatën e Lartë Evropiane të Drejtësisë. Ka edhe gjykata të tjera siç është edhe Gjykata e Hagës e cila është formuar për krime të luftës, dhe në këtë gjykatë gjykohen gjithë ata persona që kanë bërë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Nuk do të thotë se çdo rast që dërgohet në gjykatë përbën krim. Ka raste që janë shpallur të pafajshëm. Për këtë duhet të funksionojnë gjykatat. Pra në fund që të kemi një rend sa më të mirë publik shtetërorë e evropian vlen të funksionojnë gjykatat.gjithmon rrespektoni gjykaten.