Gllogja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gllogja
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1.295
TargatTE

Gllogja është fshat shqiptar në komunën e Tearcës.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Gllogjë gjendet në kilometrin e 15 përgjatë rrugës Tetovë Jazhincë dhe i takon komunës së Tearcës. Me një lartësi mbidetare prej 450 m. Fshati ka një hapësirë territoriale prej Jegunofcit, e deri ne kufi me republikën e Kosovës. Ky fshat në veri-perëndim kufizohet me Përshefcën, në veri me Jelloshnikun kurse në veri-lindje me Dobroshtin.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombësi Të gjitha
maqedonas 310
shqiptar 983
Turqit 1
Romët 0
Vllehëve 0
Serbët 0
Boshnjakët 0
të tjerë 1

Popullata që jeton në Gllogjë është e përzier. Sipas regjistrimit të realizuar në vitin 2002, në këtë fshat jetonin gjithsej 1 295 banorë. Prej tyre 983 ishin shqiptar, maqedonas 310, turq 1 dhe të tjerë 1. Si edhe në fshatrat tjera edhe Gllogja është e njohur për numrin e madh të gurbetçive të cilat janë të vendosur kryesisht në vendet e Europës Perëndimore dhe Australi. Familjet më të njohura në Gllogjë janë : Selmanallarët Që Njihen Si Familia Më E Madhe, sadikallarët, amitallërt, çuçat, blokat etj.


Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gllogja ka një kulturë shumë të bujshme. Sipas disa të dhënave fshati është një ndër fshatrat më me perspektivë dhe me një përqindje më të lartë shkollimi ne rrethinën e Tetovës. Ku paraprakisht dallohen edhe kualitetet e Gllogjës duke përfshirë pozitat që i kanë në vendet e punës (në shtet dhe punë private) Drejtor, Menaxher, Gjykatës, Kuristin shefin Policis etj, etj, si rezultat i shkallës së lartë të arsimit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë fshat është familja më e vjetër : Elezi.

Jeta kulturore dhe sportive

Në Gllogjë jeta kulturore dhe sportive nuk është edhe aq e zhvilluar. Deri para disa vitesh ka funksionuar Klubi Futbollistik Sharri i cili njihet si një ndër klubet më të vjetra në rrethinën e Tetovës, mirëpo viteve të fundit ky klub ka pushuar së funksionuari.

Kohën e fundit shumë të rrinjë të fshatit aktivitet e tyre kulturore dhe sportive i kanë realizuar në klubet e fshatrave fqinje si dhe në Shoqërinë Kulturore Jehona. Gllogja së bashku me Përshefcën e kanë edhe shkollën fillore “Asdreni” në të cilën mësojnë 376 nxënës prej të cilëve afër 30 % janë nga Gllogja. Gllogja në vitet e 80-90-ta të shekullit të kaluar është dalluar me numrin e madh të të arsimuarve dhe të funksionarëve nëpër institucionet shtetërore, mirëpo për fatë të keq viteve të fundit ka një ngecje në këtë drejtim.

Në regjistrat e perandorisë osmane të popullatës jomyslimane nga vilajeti i Kankandeles nga viti 1626-1627, fshati Gllogjë ka numëruar 18 familje. Në fund të shekullit 19, Gllogja është llogaritur fshat bullgar në rrethinën e Tetovës që është gjendur në Imperinë Osmane. Sipas statistikës së Vasil Kançovit në vitin 1900 në Gllogjë ka pasur 210 banorë bullgarë kristian. Nga të dhënat e sekretariatit të Ekzarkut bullgar Dimitar Mishev në vitin 1905 të gjithë 240 banorët kristian kanë qenë bullgar. Sipas Afansi Selishqev në vitin 1929 fshati Gllogjë është llogaritur se i takon komunës së Dobroshtit dhe se ka pasur 57 shtëpi, dhe 444 banorë bullgarë dhe turq Por Kjo Nuk është 100% e Vërtetë.


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]