Global Voices Online

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Global Voices Online është rrjetë ndërkombëtarë e bloguesve, e cila paraqet përmbledhje të asaj se çka ndodh në blogosferën në të gjithë botën. Është një ueb faqe jofitimprurëse të cilën e hoston qendra Berkman për internet dhe shoqëri pranë Fakultetit të Drejtësisë në Harvard, e cila u rit pas takimit ndërkombëtarë të blogerëve me ndihmën financiare të Itan Zikerman dhe Rebeka Mekkinon. Synim i tyre është formimi dhe rritja e fuqisë së shoqërive të "bloger-urave", të cilat "mund të ndërtojnë ura ndërmjet dy gjuhëve apo dy kulturave"[1].

Global Voices Online ka ekip të redaktorëve rajonal, të cilët grumbullojnë dhe përzgjedhin biseda interesante të cilat ndodhin në blogsferat e ndryshme, nga Afganistani deri në Zimbabve, me përqendrim të posaçëm joperëndimor të tingëllueshëm të mediumeve botërore vijuese. P.sh. mund të gjenden diskutime të blogerave nga Kongo për zgjedhjet e vitit 2006, ose blogera nga Jordani për aferën e karikaturave në Danimarkë.

Qëllimi i dytë është zhvillimi i veglave dhe resurseve për realizimin më efikas të synimit të parë. Resursi i parë është mbajtja e marrëdhënieve të afërta të punës me mediumet klasike në dobi të dyanshme, me bartjen e përmbajtjeve në shtyp. Për këtë arsye, Global Voices e llogarit veten si element suplementar, e jo konkurrencë në mediumet tradicionale. P.sh. Rojters ju ka dhënë ndihmë financiare të pakufizuar në janar 2006[2]. Si miratim për kontributin në përtëritjen e gazetarisë, Global Voices është fitues i ndihmës financiare prestigjioze Çmimi i madh Knight-Batten në vitin 2006.

Në vitin 2007 filloi Projekti i gjuhës (Project Lingua) me qëllim zmadhimin e ndikimit të Global Voices në gjuhë tjera, përpos gjuhës angleze, me ndihmë të përkthyesve – vullnetarë.


Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Clark Boyd, "Global voices speak through blogs," BBC, April 6, 2005.
  2. ^ Mark Sweney, "Reuters partners in comment blog," Guardian (UK), April 13, 2006.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]