Gnoseologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gnoseologjia (gr. gnosis - njohje dhe logos - shkencë) është disiplinë filozofike, e cila merret me studimin e mundësisë, vëllimit, të vërtetësisë dhe të kritereve të njohjes së botës dhe të gjësendeve e të dukurive të ndryshme. Detyra e gnoseologjisë është të përgjigjet në pyetjet : ç'është njohja e njëmendësisë, si është e mundur njohja, sa i përgjigjet njohja njëmendësisë, sa është e vërtetë njohja, deri ku mund të arrij ajo, në ç'mënyrë dhe në bazë të çkahit konstatohet vërtetësia e njohjes etj. Sado që me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me njohjen janë marrë shumë filozof para tij, prapëseprapë si themelues i gnoseologjisë mirret filozofi anglez, Xhon Loku. Brendapërbrenda gnoseologjisë ekzistojnë drejtime të ndryshme lidhur me mënyrën dhe rrugët e njohjes së njëmendësisë, si : empirizmi, sensualizmi, racionalizimi, kriticizmi, intuitivizmi, dogmatizmi, skepticizmi.

Empirizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Empirizmi (gr. empiria - përvoje) konstaton se mënyra kryesore dhe e vetme e njohjes së njëmendtë është pikërisht përvoja. Përfaqësues më të njohur të empirizmit janë Protagora në Greqinë e vjetër, Xhon Lokushekullin XVII-XVIII, Uiljem Xhemsi në shek. XX, etj. Si nocion filozofik, empirizmi pohon se burimi (baza dhe kriteri kryesor i njohjes) eshte pervoja shqisore, e cila perben aftesine me te thelle te njeriut per njohjen e botes. Sipas empirizmit, njohja eshte vecse sistemi i ndijimeve, perceptimeve, mbresave etj., qe njeriu krijon ne kontakt me realitetin e jashtem. Pervoja shqisore, ne kuptimin empirist, eshte baze e teorive dhe kriter per vertetesine e teorise apo diturise.

Pare si rregull metodik drejtimi empirist i njohjes ka bere perpjekje te nxjerre nga eksperimentimi dhe praktika cdo teori shkencore, qofte edhe ato matematikore..

Sensualizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Formë ekstremë e empirizmit është sensualizmi (lat. sensus - shqisë) sipas të cilit njohja është e mundur vetëm me anë të shqisave (Kondiaku, etj.)

Empirizmi është pikëpamje filozofike sipas së cilës burim kryesor i njohjes së botës nga ana e njeriut është përvoja. Përvoja ndijore është burim i pazëvendësueshëm i njohjes ; për ta njohur botën së pari duhet të shihet, dëgjohet, të preket, të nuhatët dhe të shijohet, përkatësisht të ndihet dhe të perceptohet ajo. Kjo është e ashtuquajtura përvoje e jashtme. Perveç kësaj, për ta njohur botën dhe vetveten e vet, njeriut i duhet edhe përvoja e brendshme, refleksionet lidhur me atë se ç'ngjet në jetën e brendshme të tij.

Racionalizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Racionalizimi (lat. ratio - arsye), sipas tij burimi kryesor (ose i vetëm) i njohjes së botës është arsyeja apo mendja ; vetëm arsyeja apo mendja është në gjendje ta kuptojë atë që është themelore, thelbësore, e përgjithshme dhe e domosdoshme, pa njohjen e të cilave nuk mund të ketë as shkencë të vërtetë. Përfaqësuesit më të shquar të racionalizmit janë: Platoni, Dekarti, Spinoza, Lajbnici, etj.

Kriticizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas këtij koncepti njohja është e mundur vetëm me anë te "bashkëpunimit" të shqisave dhe të mendjes apo të arsyes. Sipas Kantit, i cili është përfaqësues kryesor i kriticizmit, njohja fillon me shqisat dhe përvojën, por formën e saj përfundimtare e jep mendja ; mendja e formëson materialin kaotik të shqisave dhe vendosë një ligjshmëri të caktuar. Prandaj, Kanti përfundon duke konstatuar se "mendja është ligjëdhënese e natyrës".

Intuitivizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Intuitivizmi (lat. intuor - i nguli sytë, sodis drejtpërdrejt etj.) konstaton se njohja e vërtetë, njohja e njëmend, është e mundur vetëm në bazë të intuitës si aftësi irracionale e njeriut, sipas Anri Bergsonit, i cili është përfaqësuesi kryesor i intuitivizmit, vetëm intuita është në gjendje ta kuptojë, ta njoh atë që është më kryesore - jetën si një rrjedhje të parreshtur, si një procesualitet permanent.

Përmasat e mundësisë së njohjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhur me përmasat e mundësisë së njohjes së botës ekzistojnë dy pikëpamje po aq të skajshme mes veti : dogmatizmi dhe skepticizmi.

Dogmatizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dogmatizmi (gr. dogma - besim, opinion eshte ne mbeshtetje te se kaluares gjitmon ne kundershtim me te rejen.)Shpeshhere e kritikuar vetem per sens teorik dhe mungese prakticizmi.

Skepticizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skepticizmi (gr. skeptomai - luhatem, dyshoj etj.) Mosbesimi ne rastet e mungeses se provave, deshmitareve apo kundershtive drastike.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]