Jump to content

Retorika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gojëtaria)

Retorika apo Gojëtaria (retorikë nga [1] greqishtja e lashtë: ῥητορικός rhētorikós, që d.m.th. "oratorik",[2] përmes fjalës rhḗtōr, "folës publik",[3] lidhur me fjalën tjetër rhêma, "ajo që është thënë ose folur, fjala, thënia",[4] e cila përfundimisht rrjedh nga folja e lashtë greke ἐρῶ erō, "unë them, unë flas" ) [5] është arti i të folurit ose i të shkruarit në një mënyrë bindëse për një auditor, elokuencë, e që së bashku me gramatikën dhe logjikën (ose dialektikën   - shiko Martianus Capella ), është një nga tre artet e lashta të ligjërimit. Retorika synon të studiojë kapacitetet e shkrimtarëve ose folësve, aftësi këto të nevojshme për të informuar, bindur ose motivuar një audiencë të veçantë në situata specifike. [6]

Retorika duke shpërfillur të vërtetat dogmatike a të vërtetat shkencore, i kthehet moralit, më drejtëpërdrejtë letërsisë dhe të gjitha shkencave humane me qëllim të sigurimit të argumenteve të mundshme dhe bindëse për të joshur publikun në atë që lexon apo dëgjon.

Retorika klasike fillimisht lindi si mendim mbi dhe për gjuhën juridike, pas rënies së tiranit të Sirakusës, Trasibulo (465 p.e.s.). Zhvillimit të retorikës në Greqinë e lashtë i kanë dhënë një ndikim të konsiderueshëm, Georgia dhe sofistët pastaj Sokrati, Platoni dhe sidomos Aristoteli.

Nga ana tjetër për zhvillimin e retorikës antike romake kontribut të pazëvendsueshëm kanë dhënë Marcus Tullius Cicero dhe Marcus Fabius Quintilian.

Mesjetë me problemet e retorikës janë marrë një numër i konsidereshëm i filozofëve dhe mendimtarëve por që duhet veçuar Erazmo Roterdami, Juan Luis Vives, Philip Melanchthoni, Thomas Wilson, Petrus Ramus, Omer Talon, pastaj edhe John Milton, Francis Bacon, Thomas Hobbes, e shumë të tjerë.

Aristoteli e përkufizon retorikën si "aftësi e vëzhgimit në çdo rast të caktuar të mjeteve të mundshme të bindjes" dhe pasi zotërimi i artit ishte i domosdoshëm për fitoren në një çështje gjyqësore; ose për miratimin e propozimeve në kuvend; ose për famën si folës në ceremonitë qytetare; ai e quan atë "një ndërthurje e shkencës së logjikës dhe e degës etike të politikës". Retorika zakonisht siguron heuristikë për të kuptuar, zbuluar dhe zhvilluar argumente për situata të veçanta, të tilla si tre apelimet e audiencës bindëse të Aristotelit: logosi, pathosi dhe etosi. Pesë kanunet e retorikës ose fazat e zhvillimit të një fjalimi bindës u kodifikuan për herë të parë në Romën klasike: shpikja, rregullimi, stili, memoria dhe shpërndarja.

Nga Greqia e lashtë e deri në fund të shekullit XIX, retorika luajti një rol kryesor në edukimin dhe arsimimin perëndimor, sidomos në aftësimin dhe trajnimin e oratorëve, avokatëve, këshilltarëve, historianëve, burrave të shtetit si dhe të poetëve. [7] [1]

  1. ^ a b Baku, Pasho, red. (2011). "Maruli, Mikel". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 613. OCLC 734077163.
  2. ^ Perseus.Tufts.edu, Rhetorikos, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, at Perseus
  3. ^ Perseus.Tufts.edu, Rhetor, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, at Perseus
  4. ^ Perseus.Tufts.edu, Rhema, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, at Perseus
  5. ^ Perseus.Tufts.edu, Ero, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, at Perseus
  6. ^ Corbett, E. P. J. (1990). Classical rhetoric for the modern student. New York: Oxford University Press., p. 1.; Young, R. E., Becker, A. L., & Pike, K. L. (1970). Rhetoric: discovery and change. New York,: Harcourt Brace & World. p. 1.
  7. ^ See, e.g., Thomas Conley, Rhetoric in the European Tradition (University of Chicago, 1991).
  • Andresen, Volker. Speak Well in Public – 10 Steps to Succeed. ISBN 1-4563-1026-7.
  • Connors, Robert, Lisa S. Ede, and Andrea Lunsford, eds. Essays on Classical Rhetoric and Modern Discourse. Festschrift in Honor of Edward P. J. Corbett. Carbondale: Southern Illinois Univ. Press, 1984.
  • Duffy, Bernard K. and Richard Leeman. eds. American Voices: An Encyclopedia of Contemporary Orators (Westport, CT: Greenwood, 2005). ISBN 0-313-32790-4
  • Garver, Eugene. Aristotle's Rhetoric: On Art of Character. Chicago: University of Chicago Press, 1995. ISBN 978-0-226-28425-5
  • Gunderson, Erik. The Cambridge Companion to Ancient Rhetoric. Cambridge, UK: Cambridge Univ. Press, 2009.
  • Howell, Wilbur Samuel. Eighteenth-Century British Logic and Rhetoric. Princeton, NJ: Princeton Univ. Press, 1971.
  • Jansinski, James. Sourcebook on Rhetoric. Sage Publications, Inc. 2001.
  • Kennedy, George A. Aristotle, On Rhetoric. Oxford: Oxford University Press, 1991.
  • Kennedy, George A. Classical Rhetoric and its Christian and Secular Tradition from Ancient to Modern Times. Chapel Hill: Univ. of North Carolina Press, 1980.
  • Kuypers, Jim A. ed. Purpose, Practice, and Pedagogy in Rhetorical Criticism (Lanham, MD: Lexington Press, 2014). ISBN 978-0-7391-8018-1
  • Kuypers, Jim A. and Andrew King. Twentieth-Century Roots of Rhetorical Studies (Westport, CT: Praeger, 2001). ISBN 0-275-96420-5
  • MacDonald, Michael, ed. The Oxford Handbook of Rhetorical Studies. Oxford Handbooks. New York: Oxford Univ. Press, 2017.
  • Mateus, Samuel. Introdução à Retórica no Séc. XXI. Covilhã, Livros Labcom, 2018 ISBN 978-989-654-438-6
  • Pernot, Laurent. Rhetoric in Antiquity. Washington, DC: Catholic Univ. of America Press, 2005.
  • Rainolde (or Rainholde), Richard. A booke called the Foundacion of Rhetorike at Project Gutenberg.
  • Rorty, Amélie Oksenberg (ed.). Essays on Aristotle's Rhetoric. Berkeley (CA): University of California Press, 1996. ISBN 978-0-520-20228-3
  • Sloane, Thomas O. Encyclopedia of Rhetoric. Oxford: Oxford Univ. Press, 2001.
  • Steel, Catherine. Roman Oratory. Greece & Rome New Surveys in the Classics 36. Cambridge, UK: Cambridge Univ. Press, 2006.
  • Vickers, Brian.In Defence of Rhetoric. Oxford: Clarendon, 1998.
  • Walker, Jeffrey. Rhetoric and Poetics in Antiquity. New York: Oxford Univ. Press, 2000.