Google News

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Google News, (lexo: Gugëll Njuz, sq.Gugëll Lajmet ose Google Lajmet), është një gjenerues automatik i lajmeve, mundësuar nga kompania Google Inc. Google Lajmet për herë të parë u paraqit në prill të vitit 2002, në verzionin testues (beta). Verzioni i plotë u paraqit më 23 janar t vitit 2006. Google lajme nuk është thjeshtë agregues i një grupi të lajmeve por agregon një mori grupesh të cilat përmbajnë lajme të ndryshme bazuar në gjuhë dhe përmbajtje të ndryshme. Janë verzione të dryshme të agreguesve të lajmeve në më shumë se 20 regjione dhe në 12 gjuhë të botës.


Mundësitë[redakto | redakto tekstin burimor]

Google Lajmet ofron mundësi të kërkimit të lajmeve bazuar në titullin, një pjese të titullit, gjuhën, temën ose kohën e editimit.

Gjithashtu poseduesit e një llogarie në serverët e kompanisë google (regjistrimi i llogarisë është falas) kanë mundësi në krijimin e një amëze të njohur si iGoogle News në të cilën mund t'i grupojnë llojet e lajmeve të cilat duan t'i vëzhgojnë.

Një ng funksionet tjera të mudëshme është futja në listën e njoftimeve përmes së cilës zgjedhje përdoruesve u dërgohen lajmet e zgjedhura në email. Ky lloj lajmërimi është i njohur si alarmim.

Që nga 6 qershori i vitit 2006 Google Lajmet u zgjerua në ofrimin e mundësive duke u mundësuar shfrytëzuesve që të kërkojnë në arkivin e lajmeve duke u kther prapa në më tepër se 200 vite.

Burimet e lajmeve[redakto | redakto tekstin burimor]

Google News lajmet i nxjerr nga burime të ndryshme të njohura, i agregon dhe i freson në amëzën e vetë.

Shembull i lisës së burimeve të lajmeve në maj të vitit 2007
Burimi i lajmeve

1. The New York Times
2. Washington Post
3. Houston Chronicle
4. Bloomberg L.P.
5. Los Angeles Times
6. Reuters
7. Forbes
8. Monsters and Critics.com
9. Guardian Unlimited

10. Voice of America
11. International Herald Tribune
12. Boston Globe
13. Chicago Tribune
14. BBC News
15. San Francisco Chronicle
16. CBS News
17. Times Online
18. Xinhua

19. Wall Street Journal
20. USA Today
21. Fox News
22. CNN
23. Seattle Post Intelligencer
24. MSNBC
25. ABC News


Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]