Gostivari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gostivar)
Shko te: navigacion, kërko
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.
Amblema e Komunës së Gostivarit
Flamuri i Komunës së Gostivarit
Bulevardi Maleardi

Komunat jane njesia themelore territoriale e vetqeversjes lokale ne Republiken e Maqednise. Ne Republiken e Maqedonise ekzistojne nje numer i madh i komunave ku njera prej tyre eshte Komuna e Gostivarit e cila gjindet ne rrugen "Braqa Gjinovski".Komunen e udheheqen kryetari bashke me perkrahjen e keshilltareve.Kryetari ka per detyre te shpreh aktet dhe vendimet tjera nga kompetenca e tij qe udheheq organin drejtues dhe administrativ.Emeron dhe i shkarkon personat udheheqes dhe adminisrativ. Arkitekton qytetin etj. Kryetari i Komunes zgjidhet cdo kater vjet ne zgjedhje te pergjithshme te drejtperdrejta dhe te lira lokale me votim te fshehte ne pajtim me ligjin me te cilin rregullohen zgjedhjet lokale.

Sahat Kula

Pozita gjeografike

Një panoramë të Pollogut
Lumi Vardar në Gostivar
Sahat Kula në Gostivar

Natyra mahnitëse, toka, pozita e volitshme gjeografike, mbi 500 m lartësi mbidetare, me gurgullimën e burimit të lumit Vardar, aty në perëndim të Maqedonisë, i rrethuar nga dy fortesa, Sharri dhe Mali i Thatë, dhe me shumë karakteristika të tjera, shtrihet i qetë me banorët e tij qyteti i shumë ngjarjeve dhe personaliteteve, Gostivari.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ditë pazari në prill të vitit 1911 në Gostivar

Rreth qytetit te Gostivarit dhe për Gostivarin janë thurrur shumë legjenda me versione të ndryshme bazuar nga pushtuesit e periudhave të ndryshme. Sipas dokumentit të vetëm nga epoka antike tek historiani Tit Livi (59 p.e.s – 17 p.e.s) thuhet se mbreti i fundit i Maqedonisë Pasai (179 – 163) me 10.000 ushtarë pas pushtimit të Uskanës (Kërçovës) pushton qytezën DrauDAK që më pas të pushtohej Oneji (Tetova). Nga këto të dhëna mund të kuptohet se qyteti i vjetër DrauDAK i cili ka pasur rëndësi të madhe, është gjendur në mes të Kërçovës dhe Tetovës, d.m.th. Gostivari i tanishëm.

Garat e pelivanave në qendrën e Gostivarit në vitin 1916

Në vitin 1850 gjeologu dhe ballkanologu Ami Beu në përshkrimet për Tetovën në mes tjerave në një pjesë thotë se në Pollog gjendet “fshati i madh” Gostivari, ndërsa si qytet Gostivari për herë të parë është përmendur në dy shkrimet e shekullit XIX. Sipas tyre ky vendbanim i Pollogut ka formuar çarshinë e vet (qendrën) kurse e marta ka qenë ditë pazari. Në vitin 1874 qyteti ka pasur 400 shtëpi, rreth 2000 banorë, ndërsa në fund të shekullit të njëjtë 3500 banorë.

Çarsija e Gostivarit në vitin 1920

Bazuar në shkrimet e Abdylhaqim Doganit, Gostivari merr emrin nga vajza e ardhur nga Tivari që për vendbanim ka zgjedhur këtë qytet. Në gjuhën lokale vajza është gocë edhe atë nga Tivari, prandaj del emri Gostivar nga goca e Tivarit.

Si dëshmi e emrit Gostivar origjinë sllave mund të marrë faktin që në Republikën Çeke në kuadër të Pragës kryeqytetin Pragë (zona 15) është e vendosur lagje dhe zonë të synuar që quhet Hostivarzh (Çeke: Hostivař), i cili në të kaluarën ka qenë një vendbanim i ndarë, dhe në regjistrat gjermane të shekullit të 12-të mund të gjenden edhe nën emrin Gostiwar [1]. Duke pasur parasysh se në gjuhën çeke zë të butë për zëvendësim x d (p.sh. Praha - Praga) emri i kësaj lagjeje të madhe në juglindje Pragë është në të vërtetë Gostivar, dhe njohja e fjalëve është pothuajse e njëjtë (maqedonisht: гости (gosti - guests), mysafirët e Çekisë: hoste) lirë për të konkludojmë se Gostivar emri që mund të gjendet edhe në Maqedoni dhe në Republikën Çeke është me origjinë sllave.


Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Nacionaliteti Numri Përqindja
  • Shqiptar 54038 66.7%
  • Sllavo-Maqedone 15877 19.6%
  • Turq 7991 9.8%
  • Rom 2237 3.8%
  • Vlleh 15 0.01%
  • Serb 160 0.19%
  • Boshnjakë 39 0.04%
  • Të tjerë 685 0.84%
  • Gjithsej 81042 100%

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtëpia e kultures në Gostivar

Gostivari është i njohur për kulturën e tij, duke marrë parasysh artistët e mëdhenj që kanë dal prej këtij qyteti, si ato të aktrimit, muzikës popullore e sidomos të asaj "Electronic" - (meqë janë të parët dhe të vetmit shqiptar në këtë drejtim.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryetar i Komunës së Gostivarit është Nevzat Bejta, kandidat i BDI-së i iniciativës qytetare. Kryesues i këshillit komunal është Nasir Musliu, nga lista e zgjedhësve, që edhe ka shumicë në këshillin komunal.

Sporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubi i futbollit KF.Gostivari Klubi hendbollit KH.Jehona Klubi hendbollit për femra KHF.Universi

Shiko dhe këtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]