Grëmshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Grëmshi
Noimage.png
ShtetiShqipëria Shqipëria
QarkuBerati
RrethiSkrapari

Grëmshi është një fshat në Rrethin e SkraparitShqipëri.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grëmshi ndodhet në juglindje të Shqipërisë dhe më saktësisht në zonën e tomorricës të malit Tomor. Në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit Grëmshi është një fshat malor.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri tani nga burimet e arkivave, ekzistenca e Grëmshit del në dukje mes shekullit të 13-të dhe 14-të. Dikur një qendër e rëndësishme për zonën me përmasa të një qyteze, Grëmshi kishte dyqane dhe faltore për besimtarët e zonës. Vendodhja e Grëmshit bënte të mundur tregtinë me zonat e zhvilluara si Berati dhe Korça meqë ndodhej midis tyre. Herë pas here nga kjo zonë dolën dhe emra të shquar që mbetën në historinë tonë. Ndër ta mund të përmendim Arkitektin Koxha Mimar Kasëmi që rridhte nga fisi i goxhabellinjëve. Vëllezërit Frashëri gjithashtu kanë prejardhjen nga Grëmshi, dhe një nga vullnetarët e luftës së Spanjës siç ishte Mane Nishova (Koxhaj), dhe me siguri edhe persona të tjerë të shquar.[1]

Ashtu si jeta që ka një fillim dhe mbarim edhe Grëmshi dikur nga një vend i rëndësishëm u shpërbë dhe familjet e fiset që jetonin bashkë u shpërndanë në zona të afërta por edhe larg vendlindjes. Për momentin nuk ka informacion të saktë kur filloi shpërbërja e Grëmshit por mund të themi se në fillimin e revolucionit kundër perandorisë osmane mbas vitit 1820 trazirat kanë qenë të shumta dhe sigurimi për jetesën kanë shtyrë familjet të shpërngulen nga zona.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "ARKITEKT KASEMI". EMIGRANTËT SHQIPTARË TREGOJNË. 2016-04-10. Arkivuar nga origjinali më 2023-02-20. Marrë më 2023-02-20.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]