Gradacelat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Fjala gradacele vjen e ka nga një term nautik që i referohet një trekëndëshi lundrues të vendosur në anijen e lundrimit. Ky term për herë të parë u përdor për ndërtesat në fund të shekullit të 19 si rezultat i një surprize ekstreme publike tek ndërtesat e larta që po ndërtoheshin në Çikago dhe Nju Jork Siti. Definicioni tradicional i një gradaceli filloi me “Gradacelin” e pare të Çikagos i cili ishte 10 katesh, i ndërtuar me çelik.

Një gradacel, si një koncept është një produkt i Epokës së industrializuar i cili bëhet i mundur nga energji e lire dhe materiale. Sasia e çelikut, betonit dhe xhamat që nevojiten për ndërtimin e gradacelit është ekstremisht e madhe.

Gradacelat e larta janë në një madhësi shumë të madhe, që do të thotë se duhet të ndërtohen nga një firmë ndërtimi ndryshe nga ato që merren me ndërtimin e ndërtesave të ulëta dhe të lehta.

Materialet e ndërtimit duhet te ngjiten deri ne maje te gradacelit gjate ndërtimit duke kërkuar me shume energji sesa është e nevojshme për lartesite e vogla. Per me shume, një gradacel konsumon shume elektricitet, sepse uji duhet te pompohet ne katet me te larta. Gradacelat janë zakonisht te dizenjuara qe te jene te ventiluara mekanikisht, ashensorët janë kryesisht te përdorshëm ne vend te shkalleve dhe ndriçimi natyral nuk mund te shfrytëzohet ne dhomat qe janë larg nga dritaret dhe sipërfaqet qe nuk kane dritare, si për shembull ashensorët, tualetet dhe shkallet.

Pervec ketyre kostove, masa e gradacelave siguron sipërfaqe për te jetuar dhe për te punuar ne një lartësi te madhe, duke reduktuar masën e tokës qe jepet për zhvillimin njerëzor.

Tranziti i masës dhe transporti komercial janë ekonomikisht dhe ambjentalisht me te efektshme për zhvillimin e zonave rurale dhe urbane me dendësi te larte. Gjithashtu energjia totale e shpërndare dhe e harxhuar është relativisht me e ulet për një numër te dhëne njerëzish te cilët jetojnë ne shtepi moderne. Ne te vërtete, ne mes te qytetit te Parisit, i cili ka pothuajse dendesine e popullsisë se Manhatenit, kodet e ndërtesave te Parisit dhe kufijtë e pandryshueshem e kane bere te vështire te ndërtohen ndërtesa te mëdha dhe domosdoshmerite e nevojshme për rritjen e popullimit me limitet aktuale te qytetit. Ky infleksibilitet ka bere qe shume institucione te rëndësishme dhe departamente te kenë vendndodhjen jashtë limitit te qytetit (si psh. La Defense distrikt biznesi dhe Departamenti i Transportit. Deri ne shekullin e XIX, ndërtesat qe ishin mbi gjashte kate ishin te rralla për shkak se numri i madh i shkalleve qe duhet te ngjiteshin ishte jo praktik dhe presioni i ujit ishte zakonisht i pamjaftueshem për te furnizuar me ujë ne lartesine mbi 50 m.

Nje zhvillim i mëparshëm ishte Oriel Chambers ne Liverpul. E dizenjuar nga Peter Ellis ne 1864, ndërtesa ishte e para ne bote e bere prej hekuri te cilët përbenin muret ne ndertesen e zyrave. Zhvillime me te vonshme sjellin për gradacelin e pare ne bote 10 katesh Home Insurance Building ne Cikago, e ndërtuar ne 1884 -1885. Megjithëse ne ditët e sotme lartësia e tij nuk konsiderohet shume mbresëlënëse ishte mbresëlënëse për kohen. Arkitekti majori William Le Baron Jenney, krijoi strukturën e pare te gradacelit. Ne këtë ndërtesë një skelet çeliku mbante te gjithë peshën e mureve. Gjithashtu muret mbanin gjithë peshën e ndërtesës, e cila ishte metoda e zakonshme e ndërtimit.

Ky zhvillim solli ne formën e ndërtimit te “skeletit te Çikagos”.

Pasi Jenny mbaroi detyrën e saj qielli ishte shume pranë limitit te tokës. Wainwright Building e Sullivans ne St. Louis ne 1891 ishte ndërtesa e pare e bere prej çeliku, me themele vertikale qe duronin peshën e gjithë ndërtesës dhe kjo konsiderohet nga disa njerëz gradaceli i pare. Nga 1930, gradacelat gjithashtu filluan te ndërtohen ne Amerikën Latine (Sao Paulo, Caracas, Bogota, Mxixo City) dhe ne Azi (Tokyo, Shanghai, Hong Kong, Manila, Singapore, Mumbai, Jakarta, Kuala Lumpur, Taipei, Bankok). Menjehere pas Luftës se Dyte Botërore, Bashkimi Sovjetik planifikoi tete gradacela massive te quajtur “Kullat e Stalinit” për Moskën, shtate prej te cilave u ndërtuan. Pjesa tjetër e Europes gjithashtu ngadalë filloi te ndërtonte gradacela duke filluar me Madridin ne Spanje gjate viteve 1950. Me ne fund gradacelat filluan te ndërtohen ne qytetet e Afrikës, te Lindjes se Mesme dhe Oqeania (sidomos Australia) nga fundi i viteve 1950.

Ne fillim te viteve 1960 inxhinieri struktural Fazul Khan kuptoi qe skeleti i lëvizshëm i strukturës te çelikut i cili kishte dominuar ne dizenjimin e ndërtesave te larta dhe ndërtimin, nuk ishte i vetmi sistem qe iu përshtatej ndërtesave te larta, duke krijuar fillimin e një epoke te re te revolucionit ne shtimin e sistemit te strukturës. E reja e tij kryesore ne ndërtimin dhe dizenjimin e gradacelave ishte idea e një sistemi strukturor ne forme tubi qe përfshinte kornizën prej tubi dhe bashkimin e tyre me njëra-tjetrën. Keto sisteme lejonin efekt ekonomik me te vogël dhe gjithashtu lejonin gradacela te efektshme te merrnin forma te ndryshme jo me vetëm ne forme kutie. Gjate 15 viteve te ardhshme shume kulla u ndërtuan nga Khan dhe “shkolla e dyte e Çikagos”, duke përfshire masivin 442 m Willis Tower. Çikagoja po shkon drejt një bumi konstruksionesh qe do te shtohen ne vijën qiellore te qytetit. Qe ne vitin 2000, te paktën 40 ndërtesa me minimumin e 50 kateve te larte janë ndërtuar ose planifikuar. Chicago Spire, Trimp International Hotel and Tuwer, Waterview Tower, Mandarin Oriental Tower, Park Michingan dhe Aqua janë disa nga projektet me te dukshme qe po ndërtohen ne qytetin ku u shpik gradaceli.

Çikago, Hong Kong dhe New York City ndryshe te quajtur si tre te mëdhenjtë, janë te njohur ne rrethe arkitekturale si ata qe kane prekur qiellin. Nje gradacele mund te inspiroje një bum prej projektesh te reja me kate te larta ne qytetin e tij si “Taipei 101” qe është ndërtuar ne Taipei qe ne 2004. Qytetet e mëdha qe kohet e fundit kane bere bum me ndërtimin e këtyre gradacelave përfshinë Londren ne UK, Shanghai ne Kine, Dubai ne United Arab Emirates dhe Miami, I cili sot zë vend te trete ne SHBA. Ne fillim te shekullit te XX, New York City ishte nje qendër për lëvizjen arkitekturale Beaux-Arts duke tërhequr talentet e arkitekteve si Stanford White dhe Carrere dhe Hasings. Si konstruksion me te mire dhe teknologji inxhinierike kur u bene te mundura ne vazhdimin e shekullit, New York dhe Chicago u bene pike kryesore e konkurencës për ndërtesën me te larte ne bote.

Sot, gradacelat janë ne rritje aty ku toka nuk është e lehte te gjendet dhe te zotërohet si psh. ne qendrat e qyteteve te mëdha, sepse ato sigurojnë një raport te larte te hapësirës qe mund te lëshohet me qera për çdo km katror te tokës. Por ata janë ndërtuar jo vetëm për ekonomi ne sipërfaqe. Ashtu si tempujt dhe pallatet ne te shkuarën gradacelat janë konsideruar si fuqitë ekonomike te një vendi. Ato jo vetëm qe prekin qiellin, ndihmojnë qe te përcaktohet identiteti i qytetit.