Grafika në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Grafika është një lloj i arteve figurative, i cili e pasqyron realitetin kryesisht me linjën dhe sipërfaqen bardh e zi, në plane të rrafshëta dhe me ngjyra të kufizuara. Të natyrës së grafikës janë pikturat parahistorike të shpellave në Shqipëri të fundit të mijëvjeçarit III dhe fillimit të mijëvjeçarit II p.e.r. Të rralla janë dëshmitë e vizatimeve të miniaturave të kodikëve, si dhe ndonjë vizatim përgatitor që është gjetur i pikturave të murit dhe i ikonave mesjetare. Vizatimi i mirëfilltë figurativ nis të lëvrohet nga piktorët e Rilindjes. Në shtypin kombëtar u botuan vizatime patriotike, portrete të Skënderbeut në gravurë, si dhe pak karikatura politike. Pas Çlirimit grafika u zhvillua më tej krahas pikturës e skulpturës.