Gramoz Ruçi
| Gramoz Ruçi | |
| Kryetar i Asamblesë së PSSH-së | |
| 1991 – aktiv | |
| Kryetar i Grupit Parlamentar të PSSH-së | |
| 1991 – aktiv | |
| Ministër i Brendshëm | |
| 22 shkurt 1991 – 10 tetor 1991 | |
| Pasardhësi: | Alfred Serreqi |
| Sekretar i Byrosë së PPSH-së Progonat | |
| 1978 – 1983 | |
| Sekretar i Komitetit të PPSH-së Tepelenë | |
| 1983 – ? | |
| Sekretar i Parë i Komitetit të PPSH-së Tepelenë | |
| ? – 1991 | |
| Të dhënat personale | |
| Lindi më: | 6 dhjetor 1951 |
| Lindi në: | Tepelenë |
| Kombësia: | Shqiptar |
| Profesioni: | Politikan, Bio-kimist |
| Partia politike: | PSSH |
| Feja | Bektashi |
Gramoz Ruçi është deputet i PS-së i zgjedhur në disa legjislatura.
Fillimet [redakto]
Gramoz Ruçi lindi më 6 Dhjetor 1951 Salari, ne rrethine e Tepelenës, në jug të Shqipërisë. Studioi kimi, dhe filloi pune si mesues ne Progonat. Ketu njihet me te shoqen me mbiemrin Goxharaj . Martohet ne vitin 1976. Ne vitin 1985, Ruçi filloi karrierën e tij politike ne radhet e regjimint komunist. Ne veçanti, ne fund te 1990, kur sistemi dikator po falimenton, aty shfaqet me zell per te ndaluar mundesite per modifikime te politikes Staliniste.
Karriera Politike [redakto]
Ai u emërua Sekretar i parë i Partis së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 ai u emërua Ministër i Brendshëm, megjithatë, ai e mbajti atë post vetëm për 2 muaj e gjysëm. Edhe pse pati një periudhë të shkurtër si ministër i Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit kundër civilëve. Vazhduan vrasjet e civilëve në kufijtë dhe varrimin anonim të viktimave. Gramoz Ruçi ka firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, "masakrën e 2 prillit" në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur). Nga viti 1992 deri në vitin 1996 ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i PS (ish partisë komuniste). Nga viti 1997 ai është anëtar i parlamentit për PS. Në vitin 2000, ai u zgjodh si lider i grupit parlamentar, deri në vitin 2005. Që nga viti 2009, ai është kreu i grupit parlamentar duke u bërë një nga pak komuniste të regjimit të vjetër që mbulon role institucionale në radhët e Partisë Socialiste (ish Partia Komuniste) (now. [1]
Jeta personale [redakto]
Vajza e Ruçi-t , Ridvana Ruci, punon si një zyrtare e lartë në zyrën e avokatit të popullit. Ajo përfundoi studimet e saj në Drejtësi në Universitetin Publik të Athinës. Djali i tij, Ledian Ruçi, i lindur në vitin 1985, ka përfunduar studimet universitare për Studime Ndërkombëtare në Athinë. Ruçi flet shqip, greqisht dhe italisht. Zoti Ruçi është gjyshi i dy mbesave: Mia dhe Hera, nga ana e vajzës së tij [1].

