Graniti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Graniti shkëmbi më i përhapur magmatik nëntokësor, me strukturë kokrizore dhe, më së shpeshti, me ngjyrëntë hirtë, por mund të
jetë edhe i kuqërremë ose i gjelbër. Përbëhet nga kuarci, feldshpati, plagjioklazi, biotiti, mika dhe rrallë nga pirokseni. Sipas disa petrologëve, granitet janë shkëmbinj plutonikë, të krijuar nga kristalizimi i magmës, ndërsa sipas të tjerëve, granitet janë krijuar nga metamorfizmi intesiv i shkëmbinjëve të mëparshëm. Graniti është shkëmb shumë i fortë dhe ka përdorim të madh në ndërtimtari.
| Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |