Greqia

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

(Përcjellë nga Greqi)
Shko te: navigacion, kërko
Ελληνική Δημοκρατία
Ellinikí Dimokratía
Republika Helene
Flamuri Greqia Emblema - Greqia
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Ἐλευθερία ἤ Θάνατος
hell. :Liri ose Vdekje
Vendndodhja -Greqia
Për Greqinë e vjetër shko Greqia Antike.

Greqia, (Gjuha Greke: Ελλάδα, apo Ελλάς, Hellas), emri zyrtar i së cilës në gjuhen e sotme greke është: Republika Helene ( org.: Ελληνική Δημοκρατία, Elinikí Dhimokratía) është vend në pjesën juglindore të Evropës, në jug të Ballkanit. Shteti i krijuar në tokën e Greqisë antike kufizohet në veriperëndim me Shqipërinë pastaj Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Bullgarinë, në verilindje ndan kufirin tokësor me Turqinë, ndërsa në pjesën lindore edhe kufirin detar.

Deti Egje që ndan Greqinë nga Turqia përshkon bregdetin dhe ishujt e Greqisë në pjesën lindore deri në pikën ku bregdeti i saj fillon të laget nga ujërat e Detit Jon dhe Detit Mesdhe. Në ndryshim nga Greqia antike, shteti i tanishëm nuk ka shkëlqimin e qendrës kulturore botërore ndikimi i së cilës shtrihej nga Evropa, në Afrikën veriore e deri në Lindjen e mesme.


Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

[redaktoni] Njësit administrative

Artikulli kryesor Njësitë administrative në Greqi
Periferitë dhe Prefekturat në Greqi
Periferitë dhe Prefekturat në Greqi
Regjionet në Greqi
Regjionet në Greqi


Greqia ka 13 njësi administrative të quajtura periferi dhe një regjion autonom, Mali i shenjët" (org.:Agio Oros) - një shtet klerik nën soveranitetin e Greqisë.

Periferitë: ndahen në 54 njësi të nivelit më të ulët të quajtura nomoi (org.:nomoi njëjës:nomos).

Nomoi: Njësit e nivelit të dytë d.m.th të quajturat nomoi ndahen më tutje në 147 njësi tjera të quajtura pari (org.: eparchies; njëjës:eparchia)

Parit: Ndahen në 1,033 njësi tjera më të vogla nga të cilat 900 njësi janë urbane të quajtura dyti (org.:dimoi; njëjës:dimos) dhe 133 njësi janë rurale të quajtura koinotites (org.:koinotites; njëjës:koinotita)

[redaktoni] Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Greqisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Greqisë është 131,940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 00 V, 22 00 L dhe 130,800 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,140 km 2 ujë. Vija bregdetare e Greqisë është 13,676 km e gjatë.

Klima e Greqisë është e butë me dimër të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë.

Pjesa më e madhe e relievit është male dhe shkëmbinj që zbresin në bregdet duke formuar ishuj dhe ujdhesa. Pika më e ulët e relievit gjendet në bregdetin e Mesdheut (0m) dhe ajo më e larta në lartësi prej 2,917 metra mbi nivelin e detit në majë të maleve të Olimpit.

[redaktoni] Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Greqisë

Pozita e mirë gjeografike në Detin Mesdhe që në kohët e lashta i përcaktoi Greqisë ekonominë detare. Kjo ka qenë e influencuar me sipërfaqe të kufizuara të tokës punuese, me peizazh të pakët për kullota dhe me mungesën e lëndëve të para për industri. Deri vonë ishte shtet bujqësor me detari të zhvilluar. Në strukturën industriale vend më të rëndësishëm ka pasur ajo ushqimore dhe e tekstilit. Deficitin ekonomik e plotëson me veprimtari të tjera si në tregti dhe në turizëm.

[redaktoni] Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Greqisë

Greqi përafërsisht jetojnë 11 milion banorë. 98% e popullsisë janë Grekë autonom. Ndërmjet Thrakisë dhe Maqedonisë

Piramida e popullsisë
Piramida e popullsisë

së Egjeut ka pak Turq dhe Bullgar, ndërsa në perëndim jetojnë Shqiptarët.

Dominon religjioni ortodokse, dhe pakica islame rreth 1%.

Pjesa dërmuese e popullsisë emigron në qytet, dhe për këtë arsye shkalla e urbanizimit është në rritje. Gati e tërë popullsia e flet gjuhën greke. Në zonat kufitare me Turqinë , turqishtja dhe në Çamëri flitet gjuha shqipe.Grekët shfrytëzojnë shkrimin e lashtë grek.

[redaktoni] Kultura

Artikulli kryesor Kultura e Greqisë

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Wikimedia Commons gjeni më shumë në kategorinë:
Wikimedia Commons gjeni më shumë në artikullin:


  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :



Evropa Shtetet e Evropës Evropa

Andora · Austria · Azerbajxhani1 · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja dhe Hercegovina · Britania e Madhe ( Anglia · Skocia · Uellsi · Irlanda Veriore ) · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Holanda · Hungaria · Irlanda · Islanda · Italia · IRJM · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro2 · Rumania · Rusia1 · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia1 · Ukraina · Vatikani · Zvicra

Teritore tjera : Akrotiri2 · Dhekelia2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Njeriut · Svalbard
1Shtet pjesërisht në Azi. 2 Gjeografikisht në Azi, por i konsideruar si shtet evropian për arsye historike dhe kulturore.

Në gjuhë të tjera