Greqia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Greqisë)
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Ky artikull merret me shtetin e kohës së re, për tjetër shih Greqia (kthjellim).


Republika Helene
Ελληνική Δημοκρατία
Ellinikí Dimokratía
Flamuri i Greqisë Stema e Greqisë
Flamuri Stema
Moto: Liri ose Vdekje
greqisht: Ελευθερία ή Θάνατος
(Elefthería í Thánatos)
Himni kombëtar: Himni i Lirisë
greqisht: Ύμνος εις την Ελευθερία
(Ýmnos is tin Elefthería)
 
Situata e Greqisë
 
Kryeqyteti Athina
Qyteti më i madh Athina
Gjuha zyrtare Greqisht
Forma e qeverisë Republikë parlamentare
President Kryetari


Kryeministër Kryeministri
Pavarësia
3 shkurt 1830
Sipërfaqja Vëndi i 94-të
131,940 km²
ZEE 131.957 km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia
Vëndi i 70-të
10.934.097 (2011)
82 banorë/km²
Monedha Euro
Zona kohore
 • në verë
UTC+2
UTC+3
Kodi i internetit .gr, .eu
Prefiksi telefonik ++30

Greqia, (Gjuha greke: Ελλάδα, apo Ελλάς, Hellas), emri zyrtar i së cilës në gjuhen e sotme greke është: Republika Helene (org.: Ελληνική Δημοκρατία, Elinikí Dhimokratía) është vend në pjesën juglindore të Evropës, në jug të Ballkanit. Shteti i krijuar në tokën e Greqisë antike kufizohet në veriperëndim me Shqipërinë, në veri me Republikën e Maqedonisë dhe Bullgarinë, në verilindje ndan kufirin tokësor me Turqinë, ndërsa në pjesën lindore edhe kufirin detar.

Deti Egje që ndan Greqinë nga Turqia përshkon bregdetin dhe ishujt e Greqisë në pjesën lindore deri në pikën ku bregdeti i saj fillon të laget nga ujërat e Detit Jon dhe Detit Mesdhe. Në ndryshim nga Greqia antike, shteti i tanishëm nuk ka shkëlqimin e qendrës kulturore botërore ndikimi i së cilës shtrihej nga Evropa, në Afrikën veriore e deri në Lindjen e mesme.

 \

Just Stop fFor a minute And smile :)

Qeverisja[redakto | redakto tekstin burimor]

Athina
Pella
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetror në Greqi.

Sipas kushtetutës të shpallur më 11 qershor 1975, Greqia është republikë parlamentare. Kreu i shtetit është Presidenti i Republikës, i cili zgjidhet nga Kuvendi për një mandat pesë-vjeçar. Kushtetuta aktuale hyri në fuqi në vitin 1975 pas rënies së juntës ushtarake të 1967-1974. Që nga ajo kohë ajo është rishikuar tri herë, në vitin 1986, 2001 dhe në vitin 2008. Kushtetuta, e cila përbëhet nga 120 nene, parashikon një ndarjes së pushteteve në ekzekutiv, legjislativ, dhe gjyqësor, si dhe jep garanci të gjera specifike (më tej përforcuar në vitin 2001) të lirive civile dhe të drejtat sociale. E drejta e votës së grave është e garantuar me një amendament kushtetues të vitit 1952.

Sipas Kushtetutës, pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Presidenti i Republikës dhe Qeveria. Ai thërret parlamentin për mbledhje në periudha të zakonshme apo të jashtëzakonshme dhe pas dëgjimit të Këshillit të Republikës mund të shpërndajë parlamentin. Anëtarë të Këshillit të Republikës ndër tjerë janë dhe ish-presidenti, ministri i presidentit dhe ish-ministri i presidentit, si dhe ministra të presidentëve të mëparshëm. Një amendament kushtetues i vitit 1986 i kufizoi në një masë të konsiderueshme detyrat e presidentit, dhe ato tani janë kryesisht ceremoniale. Shumica e pushtetit politik qëndron kështu në duart e Kryeministrit. Vendi i Kryeministrit i përket drejtuesit të partisë politike që merr një votëbesim nga Parlamenti. Presidenti i Republikës formalisht emëron Kryeministrin dhe, me rekomandimin e tij, emëron dhe shkarkon anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar.

Santorini(Thira)

Pushteti legjislative ushtrohet nga një parlament njëdhomësh prej 300 anëtarësh. Ligjet e miratuara në Parlament dekretohen nga Presidenti i Republikës. Zgjedhjet parlamentare mbahen çdo katër vjet, por Presidenti i Republikës është i detyruar të shpërndajë Kuvendin më herët, me propozimin e kabinetit, për çështje kombëtare të një rëndësie të jashtëzakonshme. Presidenti është i detyruar të shpërndajë parlamentin më herët, edhe kur opozita arrin të kalojë një mocion mosbesimi.

Acropolis

Gjyqësori është i pavarur nga ekzekutivi dhe legjislativit dhe përbëhet nga tre gjykata të larta: Gjykata e Kasacionit (Άρειος Πάγος), Këshilli i Shtetit (Συμβούλιο της Επικρατείας) dhe Gjykata e Auditit (Ελεγκτικό Συνέδριο). Sistemi gjyqësor është i përbërë edhe nga gjykatat civile, të cilat gjykuar çështjet civile dhe penale dhe gjykatat administrative, të cilat gjykatës kontestet në mes të qytetarëve dhe autoriteteve greke administrative.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Njësitë administrative - Greqia.
Periferitë dhe Prefekturat në Greqi
Regjionet në Greqi

Greqia ka 13 njësi administrative të quajtura periferi dhe një regjion autonom, Mali i shenjët (org.: Agio Oros) - një shtet klerik nën sovranitetin e Greqisë.

Regjionet : shih p. sh. Maqedonia (Greqi)

Periferitë: ndahen në 54 njësi të nivelit më të ulët të quajtura nomoi (org.: nomoi njëjës: nomos).

Nomoi: Njësit e nivelit të dytë d.m.th të quajturat nomoi ndahen më tutje në 147 njësi tjera të quajtura pari (org.: eparchies; njëjës: eparchia)

Parit: Ndahen në 1.033 njësi tjera më të vogla nga të cilat 900 njësi janë urbane të quajtura dyti (org.: dimoi; njëjës: dimos) dhe 133 njësi janë rurale të quajtura koinotites (org.: koinotites; njëjës: koinotita)

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Greqisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Greqisë është 131.940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39° 00' V, 22° 00' L dhe 130.800 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1.140 km 2 ujë. Vija bregdetare e Greqisë është 13.676 km e gjatë.

Klima e Greqisë është e butë me dimër të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë.

Pjesa më e madhe e relievit është male dhe shkëmbinj që zbresin në bregdet duke formuar ishuj dhe ujdhesa. Pika më e ulët e relievit gjendet në bregdetin e Mesdheut (0m) dhe ajo më e larta në lartësi prej 2.917 metra mbi nivelin e detit në majë të maleve të Olimpit.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Greqisë.

Pozita e mirë gjeografike në Detin Mesdhe që në kohët e lashta i përcaktoi Greqisë ekonominë detare. Kjo ka qenë e influencuar me sipërfaqe të kufizuara të tokës punuese, me peizazh të pakët për kullota dhe me mungesën e lëndëve të para për industri. Deri vonë ishte shtet bujqësor me detari të zhvilluar. Në strukturën industriale vend më të rëndësishëm ka pasur ajo ushqimore dhe e tekstilit. Deficitin ekonomik e plotëson me veprimtari të tjera si në tregti dhe në turizëm.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Greqisë.

Greqi përafërsisht jetojnë 11 milion banorë. 96 % e popullsisë janë Grekë autonom. Ndërmjet Thrakisë dhe Maqedonisë

Piramida e popullsisë

së Egjeut ka Turq dhe Bullgar, ndërsa në perëndim jetojnë Shqiptarët.

Dominon religjioni ortodokse, dhe pakica islame rreth 3 %.

Pjesa dërmuese e popullsisë emigron në qytet, dhe për këtë arsye shkalla e urbanizimit është në rritje. Gati e tërë popullsia e flet gjuhën greke. Në zonat kufitare me Turqinë, turqishtja dhe në Çamëri flitet gjuha shqipe. Greqia është bërë porta kryesore në Evropë për imigrantët ilegalë dhe azilkërkuesit.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kultura e Greqisë.

Në Athinë botohet anusja e fortë në të djathtë, Eleftheros Kosmos (Bota e Lirë) dhe Estia (Vendlindja). Ndër mesin konzervativ-liberan numërohet Akropolisi, Kathimerini (shtojcë ditore), Apoghevmatini (shtojcë pasditore) dhe Vradyni (shtojcë mbrëmje). Për paraqitjen boshtit të mesëm të të majtëve përkujdesen To Vima (Tribuna) dhe Ta Nea (Të rejat). Lëvizjes socialiste i qëndron afër shtojca pas ditore Athinaiki (Gazeta e Athinës) ndërsa në ekstremin e së majtës dalin shtojcat komuniste Avghi (Agimi) dhe Risospastis (Radikalja).

Shoqëria informative shtetërore Elliniki Rdiophonia Tileorassis (ERT) në shërbim të vendit emiton tri programe dëgjimi, pastaj ka në Greqi shërbimin për jashtvendit The Voice of Greece që emitojnë në 12 gjuhë të huaja si dhe ka edhe shërbimin televiziv për jashtë vendit. Shërbimi informativ shtatmadhorisë (YENED) ka program dëgjimi dhe atë programin e dytë televiziv. Në katër qytete ka stacione private që emitojnë programet e tyre.

  • Qeveria :

Kryeministri i pare grek pas revolucionit për pavarësi ishte Johan Kapodistria me origjine Epiriote nga Gjirokastra. Ai u rrit ne Korfuz e me pas nen ndikimin rus u vendos si kryeministër i shtetit te ri grek. Shume prej figurave te luftës greke për liri dhe fushës politike kane qene shqiptare. Edhe presidenti i sotëm grek Karolos Papulias është nga Epiri i Veriut i lindur ne qytetin e Janinës. Ai u arsimua ne Athine dhe Mynih.

  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Greqia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
Faqe qeveritare



Koordinatat:39° Veri 22° Lindje 39° Veri 22° Lindje