Grigori Zinoviev

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Grigory Yevseyevich Zinovyev (1883-1936) revolucionare komunist, lindur në Yelizavetgrad, Ukraine. Zinonvyev vinte nga një familje me origjinë çifute.

Në vitin 1901 anëtarësohet në Partinë Social Demokrate e Punëtorëve të Rusisë, në të cilën ekzistonte edhe një fraksion politik i udhëhequr nga Vladimir Lenin, që kishte si qellim përmbysjen e monarkisë në Rusi. Në vitin 1903 partia u nda dhe Zinovyev u bashkua me Leninin duke formuar Partinë Bolshevike (Bolshevik=Shumice). Në vitin 1907 Zinovyev u bë anëtare i Komitetit Qendror Bolshevik. Në vitin 1908 Zinovyev u arrestua dhe u dëbua nga Rusia. Më pas ai jetoi dhe punoi me Leninin në France, Austri dhe Zvicër.

Në vitin 1917, pas përbysjes së monarkisë, Zinovyev rikthehet në Rusi. Pas Revolucionit Bolshevik (tetor 1917), Zinovyev punoi si Kryetare i Lëvizjes Internacionalë Komunistë, anëtare i Parisë Komunistë dhe kryetare i këshillit të qytetit, Sovjetët e Pjetergradit. Pas vdekjes së Leninit (1924), Zinovyev u bashkua me J. V. Stalin dhe Lev Kamenev (Troika) për të penguar Trotskyn për të marrë pushtetin. Se fundi Stalini siguroi vetëkontrollin. Më pas Zinovyev, kundërshtoi Stalinin dhe në vitin 1926 u dëbua nga Partia Komuniste. Në vitin 1936 u arrestua dhe u dënua me pushkatim. Në vitin 1988 Gjykata Supreme Sovjetike, rehabilitoi emrin e tij.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]