Gryka e Këlcyrës

Coordinates: 40°38′34″N 19°19′02″E / 40.642778°N 19.317222°E / 40.642778; 19.317222
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

40°38′34″N 19°19′02″E / 40.642778°N 19.317222°E / 40.642778; 19.317222

Vjosa në grykën e Këlcyrës

Gryka e Këlcyrës (në kohët e moçme e njohur si Fauces Antigonenses),është një grykë me pamje spektakolare në qytetin e Këlcyrës (13 km e gjatë dhe 1000m e thellë).

Peisazhi turistik lumor e sportiv i Vjosës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vend pushimi në të cilin gjenden burime ujore malore të cilat derdhen në lumin Vjosë në formë ujrash, të rrethuara nga një masiv pemësh.

Është peizazh karakteristik ku ndërthuren natyrshëm bimësia barishtore, drurët pyjorë me bimësinë higro – hidrofile që gjendet përgjatë burimeve ujore në shtratin e lumit Vjose, habitat ku shprehen mirë të gjitha tipet e bimësisë. Gjatësia e kësaj lugine është 13 km dhe gjerësia 1 – 1.5 km.

Në largësinë rreth 3 km nga qyteti Këlcyrës ndodhen Rrepet e Grykës, objekt që funksionon si pikë turistike. Peizazhi i drurëvë pyjorë i harmonizuar me burime të bollshme ujore ka vlera atraktive, estetike e ekoturistike. Përgjatë luginës Gryka e Këlcyrës gjendet burimi ujor Ujët e Zi, që ruan kaltërsinë edhe kur përzihet me ujërat e lumit Vjosë.

Ky peizazh ka vlera mjedisore të pazevendësueshme, tepër çlodhës dhe rekreativ për vizitorët. Frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj.

Fotogaleria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]