Guinea Bisau

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Guineja Bizare)
Shko te: navigacion, kërko

Stampa:KUTIAGuinea Bisau Guinea Bisau ndodhet në pjesën më perëndimore të Afrikës dhe në perëndim të vendit ka dalje në Oqeanin Atlantik. Guineja Bizare në veri kufizohet nga Senegali ndërsa në pjesën lindore dhe jugore nga Guineja, pjesa perëndimore lagët nga ujërat e Oqeanit Atlantik.

Republika e Guinesë Bizare zë një sipërfaqe prej 36,125 km2 dhe thuhet të ketë rreth 1.442.029 banorë (1976: 535 000 ban.). Për kryeqytet ka Bisaun edhe pse ishte paraparë që në brendësi të vendit të ngritje një kryeqytet i ri (Madina de Boe). Gjuhë zyrtare e administratës është portugalishtja ndërsa si gjuhë që përdoret nga populli është gjuha e quajtur kriol (portugalisht criol). Njësi monetare e Guinesë Bizare është pezoja guinease me qindarkën e quajtur centavos.

Përmbajtja

[redakto] Historia

Artikulli kryesor Historia e Guinejës Bizare

Në vitin 1446, trojet e sotshme të Guinesë Bizare nën sundimi e tij për portugezët i vuri Nuno Tristao. Në vitin 1879, qeveria portugeze këto troje i fuste si pjesë e kolonisë së quajtur Guineja Portugeze dhe gjatë viteve 1879-1942, këto troje për kryeqendër kishin qytetin Boloma pastaj Bizau. Më 1955 me ndihmën e Republikës së Guinesë dhe komitetit për liri të OAU-së fitojnë autonomin. Nën udhëheqjen e guerilit Amikar Cabral (lindur më 1924 - vrarë më 1973) populli i këtyre trojeve fillon një luftë guerile kundrejt portugezëve. Pasi që guerilët futen pjesën më të madhe të vendit nën kontrollin e tyre thirrën në jetë shtetin e Guinesë Bizare. Pas luftës, më 1974 Portugalia u pajtua me njohjen e Guinesë Bizare.

[redakto] Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Sipas kushtetutës së vitit 1973 organi më i lartë shtetërorë është Kuvendi Kombëtar. Anëtarët e tij zgjidhen nga Këshillat Regjional të cilët bazohen në një listë të Partisë Afrikane për Pavarësinë e Guinesë dhe Kepit Verde në të cilën mund të zgjidhen anëtarë mbi moshën 15 vjeçare. Ana ekzekutive përbëhet nga Këshilli shtetërorë dhe kominisionarët shtetërorë. Kryetari i Kuvendit Kombëtar është njëherazi edhe kryetar i shtetit.

Deri më 1974 sundonte e drejta e bazuar në ligjet e kolonialistëve portugezë përkrahë saj vlente edhe e drejta farefisnore në familje dhe martesa. Duket se që nga kjo kohë e drejta ka pësuar ndryshime.

[redakto] Njësit administrative

Artikulli kryesor Njësit administrative

[redakto] Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Guinejës Bizare

Sipërfaqja e përgjithshme e Guinesë Bizare është 36,120 km2 prej së cilës 8,120 km2 janë ujë. Guineja Bizare shtrihet rreth koordinatave gjeografike 12 00 V, 15 00 P. Guineja Bizare ka një vijë bregdetare 350 km të gjatë dhe vijë kufitare 724 km.

Klima në Guinenë Bizare është ekuatoriale dhe në përgjithësi e nxehtë dhe e thatë. Sezoni i reshjeve fillon në qershor dhe përfundon në nëntor ndërsa sezoni i thatësisë zgjatë nga dhjetori në maj.

Relievi i Guinesë Bizare është kryesisht terren i rrafshet dhe i ulët dhe në lindje rrafshi i xhunglës (savana). Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 300 metrave diku në pjesën verilindore.

[redakto] Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Guinejës Bizare

[redakto] Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Guinejës Bizare

Popullsia vendase përbëhet nga më se 25 popuj dhe fise. Ndër ta dallohen balantët, fulbët, malinkët dhe po ashtu të quajturit kapverdistët dhe portugezët, si dhe sirianët (Siria) dhe libanezët (Libani).

[redakto] Kultura

Artikulli kryesor Kultura e Guinejës Bizare

Arsimi veçohet për përpjekjet e ndërtimit të një sistemi shkollorë i cili ishte paraparë të përmbyllej më 1982. Sipas këtij sistemi ka shkolla fillore 6 vjeçare, shkolla 7 vjeçare të mesme me pikë synim të zhvillimit të politeknikes. Po ashtu ka një shkollë për profesionet teknike dhe 3 shkolla për ngritjen e mësuesve. Harxhimet shtetërore për arsim kapin 10% të buxhetit të përgjithshëm apo 12% të bruto prodhimit vendorë (1972: rreth 40,7 milion Escudos). Shkalla e analfabetizmit është e lartë (1972: 65%).

Shumica e popullsisë janë besimtarë të lirë natyrorë (63%), pjesa tjetër janë mysliman (35%). Katolikët (mbi 41 000) kanë një prefekturë apostolike.


   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria
   * Pushime

[redakto] Lidhje të jashtme

 Commons: Guinea Bisau – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Guinea Bisau – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale


  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :





Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera