Gurët e Ndërfanës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Gurët e Ndërfanës së Mirditës janë dy gurë me vlera arkeologjike.

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dy gurët kanë përmasa të ndryshme nga njëri-tjetri. Guri i vogël i gjetur në formë vezake kishte përmasat 76 cm x 84 cm dhe 66 cm x 84 cm. Guri i madh i gjetur, po në formë vezake ka perimetër 380 cm dhe lartësi 110 cm. Me ngjyrë gri, i limuar dhe jo i daltuar, me përbërje homogjene, strukturë konforme, me peshë të madhe specifike. Guacka në të cilën u gjet, i ngjasonte një vazoje të stërmadhe.

Vendndodhja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth 500 metra nga Kisha e Gëziqit kanë hasur në dy gurë vezakë jo të zakontë. Ata u gjet në thellësi 4 metra, në dy pika. Versioni i një gjetje arkeologjike qëndron në faktin se këta lloj gurësh mund të kenë qenë objekte zbukuruese të një qendre të njohur qytetare të lashtë, një objekt mbrojtjeje, stolisje, pse jo dhe objekt sulmi në të rrotulluar. Por do të jenë studimet e mëvonshme që do t’i japin përgjigje gjithë hipotezave të hedhura.

Hipoteza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hamendësimet kanë çuar në dy versione. Këta gurë mund të jenë pjesë e një formacioni gjeologjik ose një gjetje arkeologjike e hershme. Zbulimi i rastësishëm i dy gurëve në Mirditë ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen nga historia. Hamendësime dhe fakte të gjetura në kohë e kanë lidhur Ndërfanën e Mirditës, si vendi i mundshëm ku ka qenë shteti i parë i Arbrit. Gjetja e dy gurëve vezakë të pazakontë është lidhur pikërisht me këtë tezë. Ndoshta ata do të jenë një fakt më tepër për të ndriçuar historinë e këtij vendi. Edhe më herët, në rrënojat e kishës së vjetër të Ndërfanës janë është zbuluar Stema e Arbrit. Bashkë me të është gjetur dhe mbishkrimi epigrafik i arkitraut të Bazilikës së Shënpremtes së Ndërfanës, që lidhet sërish me principatën e Arbrit.